Britanikët e shohin rrallë hënën e plotë veçanërisht për Krishtlindje. Herë e fundit e parë ishte viti 1977, ndërsa pritet të shihet edhe gjatë mbrëmjes së sotme, sigurisht nëse qielli britanik nuk do të jetë i mbuluar me re.
Hëna e plotë për Krishtlindje shihet sonte pas 38 vitesh, ndërsa rasti tjetër do të jetë në vitin 2034. Meteorologët kanë parashikuar re të shumta gjatë natës, çka vështirëson shikimin.
Megjithatë, mediat atje shkruajnë se britanikët do të dalin për të shijuar fenomenin natyror në vendin e tyre.
Në Mesdhe kjo është diçka e zakonshme. Sipas NASA-s hëna e plotë maksimumin e dritës dhe dukshmërisë do ta ketë në orën 23:11 më 25 dhjetor, por do të shkëlqejë në mënyrë natyrale edhe gjatë tërë ditës. /Dita/
