“Një gjysmëfinale për pasionantët, ëndërrimtarët, por sidomos për shqiptarët që jetojnë përtej detit. Emocione pafund, në anijen më të ëmbël që bën itinerarin Durrës-Bari – Anija “Rhapsody”. 4 më të mirët do gatuajë për më të mirët”- shkruhet në faqen e Masterchef në Facebook.
Një nga emisionet më të ndjekur në televizionet tona, Master Chef Albania 3, sonte në mbrëmje ka gjysmë finalen e tij. Sipas burimeve tona, programi i sotëm është xhiruar në detin Adriatik dhe të katër konkurrentët e mbetur do të përballen me sfida dhe emocion të veçanta të paprovuara ndonjëherë.
Në foton më poshtë, shihet një moment relaksi mes tre shefave që sollën konkurrentët pjesëmarrës deri në këtë fazë.
E qeshura shef Fundim Gjepalit, i cili njihet për recetat e tij të veçanta në një nga restorantet më të mira në Romë, Antico Arco, të bënë kureshtar.
Çfarë t’i kenë thënë vallë Fundimit që qesh kaq shumë?!

