Pushimet e kuqezinjve, Mërgim Mavraj shkon në Mekë

Dita

Kuqezinjtë kanë nisur zyrtarisht pushimet dimërore. Disa kanë menduar ti kalojnë në Shqipëri, të tjerë në vendet e ngrohta të botës, ndërsa Mërgim Mavraj ka zgjedhur një vend akoma më të veçantë.

Odise Roshi ka zgjedhur Republikën Domenikane, teksa po shijon klimën e ngrohtë së bashku me të dashurën e tij. Mbrojtësi shkodran i Napolit Elseid Hysaj, ka udhëtuar drejt Dubait, ndërsa Armando Sadiku është duke kaluar pushimet në ishujt “Phi Phi” në Tajlandë.

Por ndryshe nga kolegët e tij, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka zgjedhur që pushimet dimërore t’i kalojë në Mekë. Mavraj ka publikuar disa fotografi në rrjetin social “Facebook”, ku shihet së bashku me imamin e Tiranës.

“Rastesia’ eshte te ne po te Zoti cdo gje esht e shkruar. Falimenderit Zoti im qe me nderove si musafyrin tënd”, – ka shkruar Mavraj në rrjetin social “Facebook”.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *