Myslimanët mbrojnë simbolikisht një meshë të Krishtlindjeve

Dita

Dhjetëra myslimanë janë mbledhur në mënyrë simbolike për të mbrojtur një kishë në veri të Francës gjatë meshës së mesnatës për Krishtlindjet, një “gjest i fortë”, sipas presidentit të Federatës të shoqatave myslimane në rajon, Abdelkader Aoussedj.

“Është shumë normale që myslimanët të respektojnë besimet e tjera dhe ky gjst i fortë që nderon të gjithë myslimanët tregon se ata janë përkrah bashkëqytetarëve tanë pas atentateve në Paris”, deklaroi Aoussedj.

Kjo iniciativë e pazakontë, organizuar në kishën e Lensit dhe parashikuar që prej disa ditësh, ishte ndërmarrë nga unioni i qytetarëve myslimanë të Pas-de-Calais dhe kishte si qëllim për t’i dhënë një tjetër imazh myslimanëve.

“Dëshirojmë që kjo të bëhet kudo, kryesisht në këtë periudhë kur myslimanëve iu drejtohet gishti. Ky është islami i vërtetë, ai nuk ka të bëjë fare me këto çmendurira”, shtoi përfaqësuesi i kultit.

Ky veprim u vlerësuar në mënyrë të veçantë nga rreth 200 besimtarë të ardhur për të marrë pjesë në meshë.

Pas atentateve në Paris më 13 nëntor, atentatet më të rënda të kryera ndonjëherë në Francë me 130 të vdekur, Krishtlindjet zhvillohen këtë vit nën masa të larta sigurie dhe me frikën e një sulmi tjetër xhihadist.

Share This Article
2 Comments
  • Keto simbolika idiote vejne ne gjume budallenjte qe ende nuk kane nxjerre mesime nga terrori i 7 janarit dhe 13 nentorit. Ky Show me keta myslimane te ” etur per kishen ” sherben vetem per kronike lajmesh alla globaliste me ” si duhet te jete ” e jo si eshte realisht situata! Shkoni ne periferine e Marsejes e shikoni se sa dashamires te krishterimit jane magrebasit me shtetesi franceze qe bllokojne rrugen kur vjen orari i lutjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *