Kujdes kur bëni dhuratën për Krishtlindje!

Dita

Reagimi i egër i një djali të vogël kur ka marrë dhuratën e gabuar për Krishtlindje ka bërë xhiron në internet pasi është shpërndarë në Twitter.

Video tregon momentin se si djali sheh i shokuar dvd e lojës kur kupton se nuk është video- loja që donte ai.

Më pas ai e vendos në dysheme lojën e WWE me një fytyrë të zhgënjyer duke bërtitur: “ Më bletë versionin e 2015 në vend të më blinit atë të 2016??”

Personi i cili nuk duket në klip i përgjigjet duke i thënë se e morën sepse ishte me ulje.

“Çfarë??”- reagon sërish i nevrikosur teksa merr një kuti këpucësh dhe e përplas në tokë.

Pasi motra e tij Mayra postoi videon mbrëmjen e së enjtes, ajo arriti të merrte mbi 23 klikime dhe 21 mijë like.

Fatmirësisht për djalin e vogël, kompania WWE pa reagimin duke shkruajtur :“Ne mund t’ju ndihmojmë për këtë.”

 

https://www.youtube.com/watch?v=E_jgGYtnWJo&feature=youtu.be

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *