Unë i përkas brezit që lindi në prag dhe gjatë luftës. Nuk patën pasuri as prindërit tanë, as ne. Shokët e mi pasanikë, me prindër të pasur, nuk e morën vesh sa e mundimshme ishte të kishe shtëpi, të vije pasuri. Mendimi që hasej me shpesh, ishte se pasurinë njerëzve jua jepte Zoti.
Mbas luftës njerëzit nisën një start të ri. U bënë të tërë të varfër. Pasurinë e kishte vetëm shteti, që punësonte secilin shtetas, pa ndonjë kriter të shprehur qartë.
Instiktivisht shoqëria është e ndarë në të pasur dhe në të varfër. Është thënë edhe ndryshe: Po qe se nuk shfrytëzon dikë, dikush tjetër të shfrytëzon ty.
Të pasurohesh është një epope njerëzore, sepse duhet të kalosh prova dhe vështirësi që të bëjnë të harrosh veten. Qëllon që bëhesh i pasur që kur lind, duke qenë trashëgimtar i një paraardhësi pasanik. Përgjithësisht, këta lloj trashëgimtarësh, vdesin të varfër. Edhe kur nuk e humbasin pasurinë, jeta e tyre nuk ka dimensione hapësinore, por gjithsesi janë të rrethuar me drejtësinë e ligjit dhe simpatinë e opinionit.
Në ndryshim nga fetarët, shkencëtarët, ushtarakët, pasanikët nuk kanë grada dhe nishane më tuje. Grada e tyre është shumë reale. Atë e përcakton kuleta. Pasanikët gradohen: milionerë, miliarderë, multimilionerë dhe multimiliarderë. Përpara këtyre gradave zhvleftësohen gradat: dhespot, gjeneral, akademik. Fjala vjen, një prift në fshatin Shënepremte, mund të dijë më shumë tropare se vetë dhespoti. Një major i xhenios e lë në provimin e parë gjeneralin e artilerisë.
Ndryshe ndodh në hierarkinë pasurore. Një milioner është i detyruar instiktivisht të rrijë gatitu përpara një multimilioneri. Kjo situatë kështu ka ardhur që nga lashtësia. Mendoj se gradimet në të tëra formacionet shoqërore duhet të mësojnë nga gradimet në fushën e pasanikëve, që pas shumë testimesh, deri sa kanë arritur në këtë nomenklaturë të pathyeshme as nga njerëzit, as nga teknika më e sofistikuar.
I thërret tjetrit Prof.Dr në shkencat ekonomike, teknike, pa përmendur shkencat historike dhe ky graduat i lartë nuk di nga lidhet gomari. Fatkeqësisht të tillë profesorë doktorë trashëguam shumë nga monizmi, ndërsa në tranzicion u shtuan me progresion gjeometrik. Jetojmë në mes të profesorëve – doktorë, që me sa duket, shumica janë informalë ose zorzopë. Nuk di nëse ju kujtohet doktor Vehbi Alimuça që u doktorua në Rumaninë post komuniste. Më kanë thënë që Alimuça nuk kishte dijeni për ligjin universal të masës dhe energjisë, por u bë milioner dhe doktor. Këtë nuk mund ta shpjegojë asnjë lloj alkimie, por është fakt i pamohueshëm.
Ta harrojmë të kaluarën edhe të largëtën, edhe atë të Alimuçës si dhe të Sudes. Të entuziazmohemi se aktualisht kemi 10 milionerët e parë shqiptarë të shpallur zyrtarisht në shtypin tonë. Publikimi periodik i listës së milionerëve është një praktikë e njohur e mediave, kudo në botë. Nën këtë optikë, edhe lista e milionerëve tanë është një tjetër shkallë e zhvillimit kapitalist të Shqipërisë.
Instiktin për të qenë i pasur e kanë të lindur 95% e të tërë njerëzve. Kjo ndjenjë e sundon ndërgjegjen e njeriut, që sa njeh veten, deri në grahmat e fundit. Konkurrenca nuk i nxjerr të tërë fitimtarë, prandaj jeta është multidimensionale dhe shpesh e ngarkuar me konflikte dhe terror.
Fitimtare është shoqëria kapitaliste, që zhvillohet në stade më të përparuara dhe më të sinqerta. Në këtë vështrim, na mbetet t’i urojmë milionerët për grada më të avancuara, për hir të zhvillimit të vendit. Milioneri bëhet partner me shtetin që i lindi. Sipërmarrja e kapitalistit është shtet brenda shtetit, sepse milioneri investon nëpërmjet rritjes së pasurisë së tij. Sipërmarrja milionere punëson shtetasit.
Unë nuk njoh asnjë milioner drejtpërdrejt. Nuk kam prekur asnjërin prej tyre me dorë, por e di që janë njerëz, si të tërë ne, me mish e gjak, por me aftësi të spikatura drejt pasurimit. Nuk kanë ndonjë veçori tjetër mendore, madje as etike. I respektoj milionerët, pavarësisht se ata përveç parasë nuk respektojnë askënd.
Një vit më parë, unë kam botuar librin tim politiko-ekonomik, “Kriza financiare përballë bujqësisë fermere”. Në tryezën e punës dhe në imagjinatën time kaluan disa dhjetëra ekonomistë dhe milionerë. Personalisht bëj pjesë në 5% e popullsisë që nuk e kanë të zhvilluar instinktin e pasurimit. Në mënyrë krejt të njëanshme, në librin tim, milionerët i kam quajtur pasuri kombëtare, sepse të tillë janë, por kam sjellë në analizë bankerin milioner Madoff, që u pasurua nga fondet publike, kryesisht nga abuzimi me ligjin bankar. Ligji amerikan e dënoi këtë multimilioner me 101 vjet burg dhe ju sekuestrua pasuria e tij dhe e të dyshuarve. Një drejtësi e tillë na duhet. Drejtësia nuk importohet. Ajo rritet duke konkurruar me krimin. Me këtë episod, si dhe mijëra episode të tjera të kësaj natyre, ndërgjegjja kapitaliste dhe opinioni i shëndoshë publik, kërkon ndershmëri transparente në arritjen e gradës së milionerit.
Unë i quaj milionerë edhe tanët, deri sa për ta nuk ka një vendim gjyqi, siç pati për amerikanin Madoff. Milionerët që janë bërë të tillë me djersën e ballit meritojnë të tërë respektin e shoqërisë si promotorë të zhvillimit. Milionerët informalë mohojnë me dashje identitetin. Janë moralisht anonimë. Morali real i tyre është dyzimi i karakterit. Pa dyzim, ata dalin me fytyrën e vërtetë prej bishe.
Dyzimi bën pjesë në instiktet njerëzore, mania për t’u dukur ndryshe nga ç’je, veçanërisht kur nuk je askush sipas aforizmës, shih rrushi rrushin dhe piqu. Milionerët kanë aksesorët e tyre të dukshëm dhe të padukshëm. Në të dukshmit bëjnë pjesë orët, varëset, çantat etj. Cilat janë orët e tyre e shpjegoi thjesht dhe qartë Ambasadori Lu. Një orë e tyre ka vlerën jo më pak se vlera e veturës së ambasadorit. Aksesorët e tjerë na i paraqiti në ekran emisioni i Filipit, “Fiks fare”. Varëse lloj-lloj formash, prej ari dhe platini me delfin, kaproj; nuk më zuri syri imitacionin e prangave të praruara.
Varëset prej floriri në formë prangash kemi parë në shumë qafa njerëzore. Janë imitacione që sfidojnë litargjinë e cilësdo drejtësie. Pamë çanta që të tronditin me vlerën dhe bukurinë e tyre. Disa ishin me lëkurë gjarpri, foke, krokodili. Me lëkurë njeriu nuk kishte, jo vetëm për papërshtatshmëri teknologjike, por lëkura e njeriut më shumë vlen aty ku është, për të krijuar mundësinë e çantave të tjera.
Flitet gjerësisht në opinion për pasuritë përrallore të politikanëve shqiptarë, madje janë shumë të besueshme. Aksesorët e tyre janë makroskopike. Njerëzit flasin për politikanë që kanë në pronësi vila, apartamente, pasuri të paluajtshme, prona të paluajtshme; shumica të padeklaruara dhe të tjera që janë shkruar në emër të fëmijëve, grave, soje e sorollopëve dhe miqve me besë shqiptare. Ish-pasuria publike shqiptare është bërë pre e një hajdutllëku të organizuar, nga hajdutë të maskuar, por hajdutë modernë që kanë bërë pasuri në shumë valenca, simbas sentencës “Shqipëria rast i veçantë, as lindje as perëndim”. Të tërë janë të pasur, ose milionerë informalë. Faktikisht këta moralisht nuk janë as politikanë, as milionerë, sepse këto janë tituj të respektuar. Këta janë zorzopë dhe derbederë, që kanë vënë besimin e popullit në shërbim të familjeve të tyre dhe të miqve. Janë bastardët e këtij kombi që kemi pritur me padurim t’i dënojë drejtësia.
Cila drejtësi? Vetë drejtësia është informale. Hajdutët janë të evidentuar shumë lehtë. Nuk mund të japi drejtësi një person që quhet gjykatës dhe mban orë, sa një veturë luksoze. Politikanët milionerë të paligjshëm kanë bashkëpunuar me gjyqtarët e pandërgjegjshëm. Vetë krijimi i kursit të plepave është segment i plotë të linjës së mosndëshkimit.
Gjyqtarët dhe pushtetarët, në bashkëpunim, kanë krijuar një korporatë që ka marrë tiparet e pushtuesit të vendit. Janë njerëz pa karakter, sepse kurrë nuk mund të thonë atë që mendojnë, as atë që bëjnë. Janë karaktere të dyzuar. S’kanë ngjashmëri me asnjë karakter tjetër, sado i poshtër që të jetë. Dyzimet e karakterit në këto vite të tranzicionit janë shfaqur në disa variante: Quajnë veten antikomunistë komunistët më të thekur, quajnë veten demokratë ata që s’janë të tillë, quajnë veten fisnikë ata që mbajnë thikën në dhëmbë, quajnë veten të varfër ata që janë pasuruar shumë shpejt dhe s’dihet si.
E krijoi koha këtë situatë absurde, ose njerëz të veçantë, këtë e zgjidh drejtësia e reformuar, askush tjetër. Kombet kështu e kanë zgjidhur, duke prurë në krye të drejtësisë njerëz të ndershëm dhe të përkushtuar me jetën e tyre.
Është e natyrshme se nuk mund ta reformojnë drejtësinë ata që e kanë e shpurë në këtë derexhe. Personalisht mendoj se drejtësia shqiptare u korruptua nga politika, por ja kaloi çiraku ustait. Ku i gjetën vilat, pasuritë, apartamentet me qira, bizneset legale dhe ilegale? Ne vijmë nga varfëria e barabartë dhe dinjitoze. Nuk pretendohet se do të ishim të barabartë. I respektojmë biznesmenët që filluan me shitje bananesh, cigare, çikërrima dhe arritën të kthehen në investitorë. Për këta shqiptarë kam shkruar në librin tim se janë pasuri kombëtare. Vetëm kur të justifikojnë pasurinë e meritojnë të bëhen miliarderë dhe investitorë të respektuar.
Nuk e vë dorën në zjarr për pasuritë e 10 milionerëve të parë, por nuk janë tërësisht të dyzuar. Kanë faqen e bardhë të pohojnë se janë milionerë dhe pretendojnë për më shumë. Nuk janë të tërë të një marke, por më entuziazmon fakti që njëri prej tyre është biznes bujqësor pikërisht ish-ministri i Bujqësisë, Agron Duka. Nuk e njoh direkt. Si politikan dhe ministër nuk bëri hije. Kam dëgjuar nga shokë të tij se përfaqëson biznes të ndershëm. Të paktën nuk është i përfolur. E ka filluar me paret e emigracionit dhe ka vijuar me investime graduale. Kur u bë ministër ishte milioner, ndërsa të tërë ministrat e tjerë dhe kryeministrat kur kanë lënë poltronin ministror, janë ulur në kolltukun e artë të biznesmenit ose të “papunit” të dyzuar.
Nuk është vetëm kapitalizmi shqiptar që ka kaluar periudhë amullie, kur krimi ka sunduar ligjin. Në forma të tjera, një situatë e ngjashme ka ndodhur dhe në Amerikë, kur oligarkët e pasurive të shtëpive arritën të mposhtin ligjin dhe te organizonin vrasje seriale. Në Shqipëri ka politikanë dhe juristë shumë të ndërgjegjshëm, më shumë se sa të korruptuarit. Ata ndodhen aty, në mjedisin shqiptar. A do të ketë midis tyre një ose disa Edgar Hoover shqiptar? Historia do ta zbulojë cilët do të jenë këta burra që do ta çojnë drejtësinë shqiptare në hullinë e drejtësisë së Skënderbeut dhe të Ismail Bej Vlorës.

DY KORRIGJIME PER ILON
Me pelqeu shkrimi ne teresi, i drejte e lehtesisht fshikullues, por mendoj se ne dy gjera ke gabuar i ndrituri “bujk i shkolluar”:
E para: ne “monizem” e quan ti periudhen enveroxhiste qe te dha mundesi te gradoheshe pa qene i pasur, emreimet ne ekonomine shqiptare (bujqesi, industri, mbrojtje, shendet publik etj) beheshin sipas merites, aftesive dhe produktit inovativ qe ishe ne gjendje ti afroje shoqerise se kohes. Natyrisht nuk flasim per drejtimin politiko-shoqeror, qe sihte i domosdoshem per mbetjen ne jete te sistemit socialist ne ndertim e te ndertuar, dhe, siç e kupton edhe ti tani ne prag te lamtumires se kesaj bote, kulakut i thuhej kulak, dobiçit, dobiç armikut te popullit armik. Apo jo?
E dyta: Ne Amerike, si ne gjithe perendimin, ku shpresojme te futemi edhe ne, fondet publike, rrjedhin nga taksapaguesit e cilitdo shtet qe disponon te ardhura te tilla.
Batakçiu Madoff, nukspekulloi asnjehere me fondet publike, ai perdori te njejten skeme te Sudes, Gjallices e kompani, duke mashtruar investitoret inerme. Ne gjuhen tekniko-ekonomike njihet me emrin “Zinxhiri i Shen Antonit”, pyet Arben Malajn (ate gangsterin qe shet pordhe mik i ngushte i Zanit te çoles) se e njeh mire ate gangsterizem, per te cilen edhe ka marre titullin “doktor”.
Madoff-it, nuk i eshte sekuestruar as edhe nje e mijta e pasurise se grabitur, sepse ishte vetem kapaku i tenxheres gjigante te hajduteve profesioniste perfshire edhe SORO-n, krijuesin e “elites babrucore” me shites fiqesh, ikonash e fara kungulli, aq mire te personifikuar ne Erjonet, Endrinat e Edwinet e dy spondave te Lanes.
Zoti Protopapa!:
Autori i shrimit ne fjale nxjerrë ne pah te vertetat e padiktueshme nga praktika e përditshme, te fshehura ne menyre te natyrshme prej zhvillimit te shtresave te e t te njepasnjeshme mbulesore si ne natyre dhe ne shoqerine njerezor; e ka logjik konseguente shkencore, analoge me shkenctaret qe, qysh ne lashtesi, kishin zbuluar evolucionin biologjik te organizmave (Anaximander (610 – 546 BCE) të haruar apo sistemin heliocantrik, gjithashtu te haruar (Aristarchus (310 BC – ca. 230 BC) Pse u haruan? U haruan se ideologet e Kryqit dhe te Henes formuluan teorine e Shenjte qe “e mira nuk vjen nga perpjekjet shkencore dhe kuptimi shkencor i botes reale, por nga bota joreale, nepermjet shenjteve qe komunikojne me Perendine. Keshtu dhe Lenini Socializmit industrial te ideologjise komuniste i the Bolshevizem dhe kryengritjes se ushtarakeve qe qelluan me top qeverin e demokracise Borgjeze te Kerenskit e quajten Revolucion Proletar, ndersa ligjin e pare Leninist dedikuar ushtareve kryengrites me origjine fshatare “Toka i takon atij qe e punon” e quajten LIgj Proletar… Sipas klasikeve “Revolucioni Proletar’ i takonte proletariatit Industrial dhe shoqerise se Industraliz. Kompllotisti Lenin, Ceshtjen e Internacionales Komuniste, si çeshgtje te komunizmit internacionaliste te vendeve me te industralizuara, e beri ceshtje bolshevike, shpartalloi kuptimin e zhvillimit botror internacionalist dhe problemt e progresit industrial ua nenshtroi interesave te fshtarsise, edhe ket me mashtrim, spse Ligjin e tij per Token e kthheu ne ligj anti fshatar duke e quajtur fshtarin qe punon token e tij “Pronar privat qe pjell ëdo moment kapitalizem” dhe nxorri ligjin “Toka i perket shtetit, shtetit i perket edhe ai qe punon oken”. Njeshi i shteti u be praktikisht pronar i shtetit> Enver Hoxha s’kish asnje lidhje me teorine e Komunizmit apo te Bolshevizmit Nacionalist Rusomadh. te hequr si internacionalizem. Enver Hoxha, njeri me karier te deshtuar deri ne 33 vjeç, aspaki lidhur me komunistet e Shqiperise u gjend, si me qiri, dhe u montua nekrye te Frontit per Clirim te Pezes. Ky EnverGaxhaj nga natyra me ndjenja sadiste -terroriste shpalli, si Lenini, terrorin e kuq kunder bashkimit antifashist te vendosur ne Peze dhe, pa marre pjese ne asnje forum antifashist apo komuniste, pa bere asnje beteje, pa vrare asnje italian apo gjerman, u be terrorist i tmerrshem kunder shqiptareve. Jo vetem kaq por ai me marifete vrau kuadrot me te mira te rrezistences she luftes Antifashiste she me tej, vrau edhe ata qe e moren nga rruget dhe e vune ne krye, dhe e mbajten ne krye, vrau edhe tere komandantet qe bene luften. Ky , Envri ishte nje lugat per shoket e vete. Del Pyetja ky pronar i shtetit dhe i pasurise shtetrore, do ta linte popullin pa pune? Jo siguriisht, jo se e donte popullin, por puna do te rinovonte forcat qe Enveri do ti komandonte dhe puna do ecte krahas progresit botror. Por sigurisht marredhenieve socialiste ne prodhim te udhehequuar nga nje dore e vetme (E Eer Partise) i takonte qe te kish bere te pakten 7 Mrekullite qe te habiste boten dhe te pakten qe te merritonte levdatat tuajjam Zotri, do te duhej qe te kish lene ecurine ekonomike te lavderueshme me drejtuues demokrate te lavderueshem, dhe jo kaosin, kush te ikte nga syte kembet. Me te Drejt Autori e quan Enver Hoxhen me perbuzje si nje njeri ters, pa asnje merite, qe s’dihet se kujt i sherbeu, sepse Shqiptareve, jo vetem qe s’u sherbeu por i shkatroi. Sa per ate qe thoni ju Zoti Protopapa, qe autorit i dha shkollee, dhe prandaj duhet ta nderonte? Kjo thenie eshte nje budallallek me brire, sepse, progresi i Shqiprise nuk shihet nga ana se kujt i beri mire Enveri, por shihet sesa i drejte ka qen Enveri ne organizimin dhe progresin ekonomik, shendetsor, arsimor, kulturor, oraganizativ per te lene prapa nje popull te kenaqur, totalisht te aplikuar ne pune e ne shkollim dhe ne nje nivel, te perparuar, bile me te perparuar ne krahasim me te tjeret e Ballkanit. Enver Hoxha Shqiprine, ne krahasim me progresin global, e la ne balte. Kjo gjendje eshte pasoje e Enverit. Enveri e trajtoi Shqiperine si pas nje shprehje te Nastradinit, kur u pyet se kur do te vije fundi i botes: “Fundi i botes do te vije, kur te vdes une” Analogjiksht Enveri mendonte me vete “Kur te vdes une vetem nje veper imja do te qendrje e paprekshme te çpronsuarit do te mbeten te çpronsuar, tradhetaret qe shpalla une, do te mbeten te arratisur e paprone, pa ppushtet, bbashke me genjeshtren socializem s’do te kete as pronarhqipetar”. Edhe industria qe u ngrit me shume mundim mbare popullor ishte jashte teknogjise moderne”. Edhe i mirenjohuri bolshevizem Rus i nxjerre me makinacion me nje vote plus nga Lenini ishte nje genjeshter. Sigurish ideali i nje shoqerie socialiste eshte ideal i njerezimit qysh ne fillimet e qytetrimit, por nuk mund te arrihet me shpronsime dhe me ideologji terroriste te tipit bolshevik, do te arrihet nepermjet demokracise se prones private dhe kaapitalizmit, ne nje shoqeri te nje shteti demokratik dhe ekonomi te tregut te planiffikuar mbi bazen e teknologjise dhe shkences gjithenje ne progres,: ne punsim total, xhirim kapitali te perhershem, ne arsimim total, kulture e sport masive dhe ne konkurence te perhershme.
Vedat Shehu
Sakte z.Foto dhe kjo analize eshte dhe pergjigje per Llallen se kjo drejtesi mund te pastrohet vete dhe per te bere kete deklarate ka dy opsione 1-Je i pacipe dhe pa karakter 2-Formimi profesional eshte nen mesataren e popullit pra ordiner dhe personalisht mendoj se Z.Llalla hyntek pika 2.Mendoj se durimi i Popullit (perballe kesaj kaste banditesh me kollare )po i vjen fundi kupa eshte mbushur dhe po derdhet.POPULLI DO DREJTESI
Z Illo !
Respektoj ato qe shkruan dhe gezohem qe shkruan per tema te nxehta po duhet ta dini se jane te paket ata miljonere qe u bene te tille me zotesine e tyre .
Agron Duka thoni ju eshte miljoner I paster se ju nuk kini degjuar gje, ndersa une qe kam montuar nje fure buke ne Levan te Fierit ne vitin 93 banoret e vendit me thoshin qe Shumica e objekteve shteterore jane ne pronesi te Dukes
Kur kam ardhur ne SHBA mbas nje viti me ra rasti te punoja me nje Ingjinjer Indijan qe punonte si drejtus punimesh dhe ishte shume I zoti si ne organizim dhe ne zbatim dhe ishte afer te 35 vjec dhe e pyes pse nuk hap kompani ?
Ja si mu pergjegjeq : ZOTERI NE QOFTE SE NUK JE I AFTE TE SHKELESH MBI KURIZIN E TJETRIT NUK MUND TE BEHESH BIZNESMEN
Miljonere te paket jane ata qe e filluan si thoni ju me camcakiza dhe Babane po nuk mund te thuash per Kokedhimen qe u be miljoner se ishte I zoti per Pune jo ai ishte dhe eshte I zoti per te gjetur menyrat se si te rembeje sa me shume pasurine e popullit tone se ai kot nuk ishte Sekretar ne kohen e diktatures .
Ismail Ahmetin e bene antar Partije ne kohen qe deshin ta benin minister ndertimi
Ai ishte dhe eshte nje drejtus dhe biznesmen I mirefillte qe ne kohen qe ishte inxhinjer,K Inxhinjer dhe Drejtor Ndermarje e pinte kafen me dopjo konjakun ne klub dhe e pinte me dike qe kishte qef ta pinte po nuk ka njeri qe te thote se une I kam paguar kafen Ismailit
Kur ” Saliu solli Demokracine ” vajta e takova dhe I thashe po ti cfare pret pse ri mbyllur ne shtepi dhe ai me tha pse do te behem si Pelja ( Pelja ishte Drejtor kantjeri dhe pastaj ne Ministri qe te bente gjemen ne emer te partise ) pse cka Pelja I them ? Pelja eshte Demokrati me I flakte tha dhe une smund te behem Pele . Ai mbas disa kohesh hapi kompani ndertimi TRISh po nuk eshte miljoner sepse ai ndertoj nje pallat dhe te gjithe kryesoreve qe kishte ne krah ja u dha hyrjet falas . Pra perfundimisht njeriu I ndershem sado I zoti te jete ne Shqiperi po nuk e mer mbeshtetjen e Qeverise duke I paguar ata nuk behesh Miljoner
Mè vjen keq qè pèr mendimet (bindjet) tuaja pèr Milionerèt e parè shqiptarè nuk ke nxitur asnjè komente, kur pèr kètè pikè duhet folur gjerè dh thellè. Nuk e dij nè se èshtè e lehtè pèr tu “kuptuar” nga tè gjithè lexuesit mllefi i shprehur nè shkrim tuaj si dhe pèr ca paqartèsira tè problemeve ekonomike mbi pasunnè. Fagu. p.s emri juaj èshtè Ilo apo Illo? E mailin tim e ka redaksia po ju ç’e-mail kini? Dua t’ju takoj…
..Illo e ke trajtuar mjaft drejt Kancerin shqiptar, analize sipas nje llogjike te shendoshe…shqiptaret jetojne ne atdheun e tyre ne nje kaos total..shteti eshte i mberthye keq nga krimi, shoqeria eshte traumatizuar deri ne cmenduri kolektive. Ne na drejtojne politikane sharlatane jo vetem antikombetare por dhe shume teper antipopullore. Pervoja boterore na tregon mjaft raste te kesaj semundjeje por edhe ilacet me te efekshme ndaj ketij kanceri….Amerikanet e kane thene dhe po e thone hapur se duhet lufte deri ne fund kunder kesaj forme qeverriseje dhe abuzimi te ekonomis kombetare, drejtesia duhet te vihet ne binare te shendoshe, njerez te ndershem e fisnik ka por politika dhe drejtesia eshte kapur keq nga krimi dhe mafia e te gjitha ngjyrave….le te shpresojme se pasaniket dhe politikanet duhet te vihen para drejtesis per krimet qe po I shkaktojne popullit dhe vendit..
Lexoj neper rrjeshta ankesa per hajdute mashtues milioner por i rrespekton se kane miliona. Per mendimin tim nuk kane kuptim thenijet “padron i mire ” , “fajdexhi (bankier) zemergjere” ose “tregtar i ndershem”. Kur pretendon prej kesaj kategori zanatesh te jene te derejte te dhemsur te solidarizohen me hallin e tjetrit besoj se genjen veten. Sistemi kapitalist i nxit njerezit te jene te tille “padrone , “tregetare”, “bankiere”. Parulla e dikurshme “nje per te gjithe e tegjithe per nje” nuk ka zbatim ne kete sistem. Ajo eshte zevendesuar me parrullen “Sejcil per vete dhe Zoti per te gjithe”. Ndershmeria . derjtesia , solidariteti jane pengesa per te fituar sa me shume para ne sa me pak kohe, qe eshte dhe motorri levizes i kapitalizmit
Titulli me i drejte do te ishte hajdutet e Shqiperise.
Por keta nuk me shqetesojne shume, se ndodhen me shumice ne racen njerezore qe kur kjo ka humbur moralin, nqs. ka patur ndonjehere. Ajo qe me shqeteson me shume jane komentuesit qe marrin shembujt gjithmone nga Amerika dhe kane akoma syte e shpresen nga vendi qe eshte burim i cdo te keqe njerezore. Mos harroni se genet trashegohen. E drejta njerezore nuk mund te zbatohet nepermjet kapitalizmit qe nuk ka kufi per tu pasuruar. Asnje qenie njerezore nuk ka te drejte te jete multimilioner sepse nuk i duhen, ashtu si asnje qenie njerezore nuk ka te drejte te vuaje per buken e gojes. Fatkeqesisht njeriu nuk e ka kuptuar akoma qe eshte qenie shpirterore dhe jo materiale. Kur vdes shkon duarbosh dhe hiri i tij peshon rreth 3,5kg.
Ky eshte nje shkrim i rralle, qe shpreh hapet se ne Shqiperi, me shemjen e sundimit te Enverizmit nepermjet Ideologjise Bolshevnuke Rusomadhe, prona private dhe kapitali nuk u zhvilluan ne menyre te natyrshme, sepse zhvillimi i natyrshem sipas ligjeve te progresit shoqeror, u nderpre, po ne ate ne ate forme qe u nderpre zhvillimi i qytetrimit antik, neperjet kalimit te dhunashem ne ideologjine monoteiste. Monoteizmi vendosi konsolidoi sundimin monist dhe prapmbetjen mesjtare qe me vrasjen makabre te shkencetares Hepatia (415 er) vazhdoi me djegjen e shkencetarit Xhordano Bruno (1600) dhe kercenimin e shkenctarit Galileo Galileit (1633) dhe u dobesua me ligjet e Newtonit (1675) dhe u permbys me revolucionin Freng (1789) dhe mbeti ne kuader te rriteve fetare me Botimin e Darvinit (1858). Enverizmi u shfaq me grisjen e Marreveshjes se Mukjes, prishjen e Konferences se Pezes. per Bashkim ne Lufte kunder okupatorit “Pa dallime ideologjike (-politike), pa dallime fetare dhe pa dallime krahinore” dhe shpalljen e terrorit te kuq bolshevik kunder patrioteve (nacionalisteve) paqsor te bardhe. Me kete akt Lufta Antifashiste u kthye ne Lufte bolshevike per nje pushtet terrorist Stalinist anti prone anti kapital. Keshtu te ashtuquajturit komuniste te Enverit me ide anti-prone, anti-kapital me renien e sundimit te bolshevizmit, u futen ne sundimin politik me “luge ne brez” dhe “duke tunddur zinxhirin” dhe duke konkuruar e vrare njeri tjetriin si enverista, perfunduan ne kapitalista. Si? grabiten ate qe ish pasuri e shtetiit apo e askujt, sic e trajtuan ata qe e grabiten. Keta grabiqar jane miliiarderet, jo milioneret, e shqiperise. Midis milionereve dhe miliardereve ka edhe ca qe jane bere prej prirjes natyrale dhe punes se tyre qe jane bere te tille, por shumica jane grabiqar qe jane bere pasanike me makinacione politiko-kontrabandiste qe i thone korrupsion. Per shpetim, mire e ka autori, nuk ka asnje rekomandim, sepse po u hoqen te korrruptuarit, me ligjet qe funksionojne, munmd te korruptohen edhe ata qe vijne. Duhet bere nje kushtetute kastile per ne Shqiptaret me nene qe ndalojne mundesine per t’u korruptuar. Nje kushtetute qe te imitoje “Lojen e POkerit”, ku nuk mund te formohet asnje leter dominuese qe letres super dominuese qe eshte “floshi imperial” ia merre “kare shtata’ qe eshte, nder letrat e forta, me e dobeta..
Ky eshte nje shkrim i rralle, qe shpreh hapet se ne Shqiperi, me shemjen e sundimit te Enverizmit nepermjet Ideologjise se luftes se klasave staliniste, prona private dhe kapitali nuk u zhvilluan ne menyre te natyrshme, sepse zhvillimi i natyrshem sipas ligjeve te progresit shoqeror, u nderpre, po ne ate forme qe u nderpre zhvillimi i qytetrimit antik, neperjet kalimit te dhunashem ne ideologjine monoteiste. Monoteizmi vendosi, konsolidoi sundimin monist dhe prapmbetjen mesjtare qe me vrasjen makabre te shkencetares Hepatia (415 er) vazhdoi me djegjen e shkencetarit Xhordano Bruno (1600) dhe kercenimin e shkenctarit Galileo Galileit (1633) dhe u dobesua me ligjet e Newtonit (1675) dhe u permbys me revolucionin Freng (1789) dhe mbeti ne kuader te rriteve fetare me Botimin e Darvinit (1858). Enverizmi u shfaq me grisjen e Marreveshjes se Mukjes, prishjen e Konferences se Pezes. per Bashkim ne Lufte kunder okupatorit “Pa dallime ideologjike (-politike), pa dallime fetare dhe pa dallime krahinore” dhe shpalljen e terrorit te kuq stalinist kunder patrioteve (nacionalisteve) paqsor te bardhe. Me kete akt Lufta Antifashiste u kthye ne Lufte per nje pushtet terrorist Stalinist anti prone anti kapital. Keshtu te ashtuquajturit komuniste te Enverit me ide anti-prone, anti-kapital me renien e sundimit te tekave te Enverit , u futen ne sundimin politik me “luge ne brez” dhe “duke tunddur zinxhirin” dhe duke konkuruar e vrare njeri tjetriin si enverista, perfunduan ne kapitalista. Si? grabiten ate qe ish pasuri e shtetiit apo e askujt, sic e trajtuan ata qe e grabiten. Keta grabiqar jane miliiarderet dhe milioneret e sotem te shqiperise. Midis milionereve dhe miliardereve ka edhe ca qe jane bere prej prirjes natyrale dhe punes se tyre qe jane bere te tille, por shumica jane grabiqar qe jane bere pasanike me makinacione politiko-kontrabandiste qe i thone korrupsion. Per shpetim, mire e ka autori, nuk ka asnje rekomandim, sepse po u hoqen te korrruptuarit, me ligjet qe funksionojne, munmd te korruptohen edhe ata qe vijne. Duhet bere nje kushtetute kastile per ne Shqiptaret me nene qe ndalojne mundesine per t’u korruptuar. Nje kushtetute qe te imitoje “Lojen e POkerit”, ku nuk mund te formohet asnje leter me siguri dominuese. Ne poker, letres super dominuese qe eshte “floshi imperial” ia merre “kare shtata’ qe eshte, nder letrat e forta, me e dobeta.. I lumte Illo Fotos per kete shkrim te forte.
Ja pra, po vertetohen tani ne vitin e trete te botimit idete e shtruara ne kete shkrim te Illo Fotos, autor i shquar ne kuptimin shkenccore te organizimit te bujqesise fermere ne kushtet e nje shteti demokratik, ku vepron fuqishem ushtrimi I ligjit, jo si diktature e tipit Enver, por si diktature e ligjit. Mandej ta dini, se edhe nje dictator mund te mbetet gjenial, kur le mbrapa ecurine e arritjeve te popullit te vete, nepermjet pasuesve te denje te kombit qe perfaqson.
enevizoj,”Shteti pronar, me ne krye Udheheqesin e Partise dhe popullit” eshte teori rekasionare, ngjasmerisht me idene e zbatuar me monoteizmin fetar “Perandori eshte I Perendise dhe te gjithe d-ti nenshtrohen perandorit si Perendise”, Sapo iku sundimi ne emer te Perendise doli sundimi ne emer te Komunizmit.