Letër e nënshkruar,
Skënder Kapiti
“Beteja” e zhvilluar mes SHBA-ve e politikës së Tiranës për dekriminalizimin dhe reformën në Drejtësi që ambasadori amerikan e vlerësoi si reformën e vetme më të rëndësishme që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, është një presion demokratik në favor të interesave jetike të shqiptarëve. Dhe prandaj them faleminderit SHBA, pasi keni bërë dhe po bëni shumë më tepër për zhvillimin, demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe për integrimin e Shqipërisë në BE, sesa shumica e politikanëve tanë. Në përputhje me këtë impenjim të SHBA-ve erdhi dhe raporti më i fundit i OSBE-së në shtator 2015, aq sa të nesërmen e botimit të këtij raporti eurodeputeti Kukan u shpreh se: “Parlamenti shqiptar më kujton kohën e kaubojve të Perëndimit të Egër”. Prandaj pas dekriminalizimit të politikës urojmë që SHBA-të të na ndihmojnë shoqërinë shqiptare, që t’i shkohet deri në fund dhe reformës në Drejtësi.
