Vargje të nënshkruara,
Izet S. Çulli
Një thesar mirësie
Me vepra dashurie.
Një buzëqeshje kristali
Shenjtore për së gjalli.
Është engjëlli vetë
Prag-vdekjes jep jetë.
Gonxhe e gjithëshëndetshme
Ajo pasuri e përjetshme.
“… Një pikë uji në oqean…”
Pa të cilën s’di si ngjan.
“…S’jam askush” – na thosh shpesh
Brenda na mbush me aq shpresë.
Botës-aromë Shqipërie
Dhuratë prej Perëndie.
Bibëlon në çdo kontinent
Zemërzhuritur për çdo vend.
Na thotë: “Jam më pak se asgjë”
Për ata që s’mund të qajnë më.
Se lotët u kanë shteruar
Tani dhembshuri-mbuluar.
Përvuajtje Jezusi pi me fund
Me besim dhe Himalajën tund…
1998
