Gjeni personazhet në foto

redaktor

Të pakt mund të jenë ata që nuk e dinë se kryeministri ynë aktual, Edi Rama ka qenë basketbollist, madje një lojtar i thekur për të bërë… kosha. Gjatësia ia ka dhënë këtë mundësi për të qenë i mirë në tre piksha.

Në fillim të dhjetorit, i pyetur nga gazeta gjermane “Der Freitag”, për basketbollin, ai u shpreh: “Çelësi është shpirti i ekipit. Është e nevojshme që lojtarët të jenë të suksesshëm. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për politikë, sepse që një parti të udhëheqë një vend duhet të mbështetet në një ekip të mirë”.

Fb Spy ka zbuluar një foto pikante të kryeministrit pas një ndeshjeje. Ka qenë gazetari Mishel Koçiu, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e ka postuar këtë foto në profilin e tij në Facebook dhe i kërkon miqve që të zbulojnë me emra personazhet që gjenden në të.

Kjo mund të jetë një pyetje edhe për lexuesit tanë. Me përjashtim të Edi Ramës dhe vëllait të tij Olsi, të cilët ne i identifikuam, kush janë personazhet e tjerë në foto?! Duket të ketë qenë kohë e bukur për secilin nga këta që janë në këtë ekip. Sot, jeta i ka shpërndarë në skaje të ndryshme të globit.

 

Rubrika e fundjavës në DITA, Facebook SPY

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *