Sherr për pronën, shkarkohet administratori i Proptishtit

redaktor

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit shkarkon administratorin e Proptisht pasi ky i përfshi në një konflikt fizik me kushërinjtë e tij.

Përmes një njoftimi për shtyp kryetari i bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri duke deklaruar distancimin nga ky veprim njoftoi dhe shkarkimin e administratorit Gëzim Alla

Mosmarrëveshjet për një vijë uji mes kushërinjve të parë në fshatin Verri të Mokrës u përshkallëzuan në sherr mes kushërinjve të parë deri në përdorimin e mjeteve si lopata dhe kosore. Nga sherri u plagos Kujtim Alla

“Bazuar tek komunikata e Komisariatit te Policise, Bashkia Pogradec, date 25.12.2015, lidhur me nje sher bere mes kusherinjsh, ku i implikuar rezulton te jete edhe
administratori i Njesise Administrative Proptisht, z.Gezim Alla, deklarojme se:

Bashkia Pogradec dhe kryetari z. Eduart Kapri distancohen nga akti i kryer, kritikojne dhe denojme ashper cdo akt dhe konflikt qe cenon individin ne vecanti dhe komunitetin ne pergjithesi, si dhe u ben me dije banoreve te Bashkise Pogradec dhe specifikisht banoreve Njesise Administrative Proptisht, se nga dita e sotme, 26 dhjetor 2016. administratori Gezim Alla shkarkohet nga detyra.

Denojme dhe distancohemi teresisht nga cdo akt dhune dhe cenimi, duke besuar se mund te bashkejetojme vetem mes veprimit te ligjit, arsyes dhe jo forces. Falenderojme komisiaratin e policise Pogradec per gatishmerine dhe bashkepunimin e tyre.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *