Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushteteuse për reformën në drejtësi, duhet të ketë vërejtur se 2 janë pikat kyçe për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe në çdo zyrë të shtetit. Njëra është Struktura e Posaçme Antikorrupsion e Prokurorisë, për të cilën flitet shkurt, por me mision të qartë: të përfaqësojë akuzën kundër gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve të lartë në Gjykatën Antikorrupsion.
Këta prokurorë përcaktohen si të pavarur, madje edhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Pika tjetër kyçe ku janë varur shpresat për një drejtësi të drejtë dhe të pakorruptuar është një strukturë që do të vlerësojë integritetin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit. Kjo strukturë quhet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili përbën shtyllën kryesore të kapitullit të reformës që përcakton masat për të fituar besimin e publikut. Me këtë lejtmotiv, nëpërmjet ambasadorit amerikan Donald Lu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë bashkëautorësinë mbi reformën në drejtësi. A janë fjalët e ambasadorit amerikan fjalë të thëna vetëm në mirëbesim? Kushdo që ka parë me vëmendje amendamentet kushtetuese për reformën në drejtësi, e ka të qartë se përgjigja e kësaj pyetje është ‘Jo”.
Bashkëautorësia e reformës, e marrë përsipër nga SHBA, ka një garanci kushtetuese se çdo gjë që do të ndodhë me gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë do të ndodhë nën vëzhgimin dhe me miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Reforma kushtetuese parashikon një strukturë të posaçme, të panjohur më parë në Shqipëri, që quhet Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përshkruhet si një bashkëpunim ndërmjet Komisionit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizatave partnere.
I kryesuar nga Komisioni Europian, Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues të huaj në të dyja shkallët e Komisionit, që do të vlerësojë sipas disa procedurave, nëse gjyqtarët dhe prokurorët janë të ndershëm dhe të aftë profesionalisht. Megjithëse emrin e kanë “vëzhgues”, të huajt kanë kompetenca të ngjashme me anëtaret e komisionit të pavarur të kualifikimit, përsa i përket aksesit në çdo dokument të shtetit shqiptar, përveç atyre që janë të klasifikuar, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë të drejtë të konstatojnë ose të japin opinione në çdo fazë të kualifikimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre përsa i përket vlerësimit të pasurive dhe vlerësimit të performancës nga komisioni i kualifikimit.
Po këta komisionerë me një fuqi të pazakontë a do të jenë të kontrolluar? Pyetja është pothuajse retorike. Ndryshimet kushtetuese u japin vëzhguesve ndërkombëtarë të drejtën e asaj që quhet “hulumtimin i plotë” për çdo individ dhe dokumentacionin për të monitoruar procesin deri në zgjedhjen e komisionerëve. Sesa pushtet do të ketë Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbi strukturën që ka për qëllim mbarëvajtjen e një drejtësie të aftë dhe të pakorruptuar, kjo tregohet qartë dhe thjeshtë tek një nga parashikimet kushtetuese për komisionin e pavarur të kualifikimit: gjuha zyrtare e tij do të jetë gjuha shqipe dhe gjuha angleze./ TCH

Shume llafe dhe asgje ne torbe,fol abasadori amerikan,abasadori BE,fol partite e shaje njeri tjetri,fol ekspertet e Venecias etj.etj.eksperte te majte e te djathte.Populli pret se cfar do te ndodhe e ka humbur durimin dhe besimin,se ne Shqiperin e fukarenjve nuk do te kete ndonje here drejtesi.Ne fund te vitit pritem ndo nje gje te re,por asgje edhe perate qe u fol se do te jepej ndonje fukarenjeve dhe shtresave ne nevoje akoma nuk eshte vendosur vetem sa u eshte prishur gjumi.Parlamenti,qeveria,shtypi,televizionet etj.etj. u moren me dekoratat e te vdekurve,sepse heqia ose3 mos heqia e tyra do te rregulloje SHQIPERIN.Turp per te gjith.
Ishalla zbatohet,por nuk duket ndonje klime e mire,ka shume hajdute sa mafia nuk e le,edhe nqs miratohet ,prap do fillojne vrasjet dhe kercenimet.Nqs psh do Xhafen ne krye te kasaj pune mund te ecet sepse Xhafa nga qe eshte egoist absolut,do luftoje me te gjithe mashtrimet qe vetem ai di dhe mund te behet nje reforme e plote.Por po u vu Manjan idioti ose Halim karavastaja gjithcka do shkoje per keq.Ne keto kushte Xhafa eshte me i pelqyeri sepse ai nuk mposhtet nga fjali,Xhafa do pushtet me cdo kusht dhe nga goja duket si nga Vlora.Tip mafiozi.
Nuk mbahet shtepia me mjelle hua.
Zoti Lu! Cojeni deri ne fund kete reforme jetike per Shqiperine,vetem ju mund te beni.Realizimi i saj eshte aritje me e madhe per interesa vetem te Shqiperise.Me e madhe edhe se vepra e Presidenteve Uillson dhe Klinton per popullin tone.Do te kujtoheni edhe nga famijet tane si nje amerikan i thjeshte qe shpetoi Shqiperine.
Ne nuk jetojme dote pa Ameriken https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww