Kryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, në kuadër të festave të fundvitit vizitoi një qendër kujdesi për fëmijët e braktisur në kryeqytet.
Dalipi apeloi për më shumë mbështetje për këta fëmijë në nevojë.
“Vetë Bashkia e Tiranës në këto ditë ka bërë thirrje për solidaritet dhe ne i jemi bashkuar nismës së Bashkisë. Kaluam disa momente të bukura me fëmijët, festat pikërisht këtë kanë, solidaritetin dhe dashurinë njerëzore që ne duhet ta japim në çdo ditë të vitit dhe jo në këto ditë. Por mesazhi fillon nga këtu. Ne i urojmë gjithë të mirat edhe kësaj qendre, gëzuar festat edhe fëmijëve dhe të gjithë atyre që kjdesen për ta me shumë përkushtim. Faleminderit për gjithçka bëni”, tha Dalipi.
Kreu i Këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, sëbashku më të rinjtë e FRESH shpërndanë dhurata për fëmijët.
