Në Siberi del në shitje çokollata me kanabis

Dita

Një kompani që prodhon çokollata në Siberi ka hedhur në treg një produkt të ri. Kompania me qendër në qytetin Altai, në jug të Siberisë, ka prodhuar çokollata të cilat sipas saj “rrisin energjinë përgjatë gjithë ditës”. Një prej përbërësve kryesorë të tyre është kanabisi.

Kompania “Obraz Zhizni” thotë se çokollatat e saj bëhen vetëm me përbërës natyralë, si kakao, karob (një zëvendësues i çokollatës) dhe fara kanabisi.

Për ta bërë produktin edhe më natyral, kompania nuk përdor sheqer, por një lloj ëmbëlsuesi të nxjerrë nga rrushi. Një çokollatë e tillë shitet për 3 dollarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *