Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në fjalën e tij përshëndesë, Rama theksoi se Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie.
“Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë në Luginën e Preshevës si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie”, tha Rama.
Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Lugina e Preshevës duhet të kthehet në një model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon.
“Mirënjohje Luginës së Preshevës për shpirtin e paepur të lirisë. Lugina e Preshevës duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, theksoi Luan Rama.

Sa te qenka bo koka o Luan,te mbaj mend te dobet dhe dridheshe kur ishe tek Zeri i Popullit,qenke shendoshe shume.Sic duket ke rene ne rehati si e do LSI.
Ik ore gomar! As vet, nuk e dinë çfare nxjerrin nga goja kto plehra! Recitojne ca fjale qe ngjasojne me atdhetari dhe duket sikur e kane kryer detyren e deputeit, Neveri per kete race te ndryre… E njeh ti o koklope ate krahine dhe e kane gjetuar banoret e sajs krahine rrugen e duhur per te qene shembull per te tjeret, apo s’di as vet çfare thua…
Per ta kthyer ku e ka vendin “Lugina” dhe Nishi, duhet pune dhe jo fjale. Sa per Prishtinen e Ises e Tiranen e Sales, “Lugina” edhe gjate do te beje ve ne Serbi!
DRENICA E KUQE