Dy shtetas nga Maroku janë ndaluar nga policia e Durrësit teksa po tentonin të kalonin në drejtim të Italisë. Policia lokale sqaroi se shtetasit Walid Elabdellaoui 25 vjeç, si dhe Mohamed Lasgaa 31-vjeç.
“Shtetasit e mësipërm, tentuan që të udhëtojnë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës-Bari, me karta identiteti Belge, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. /Dita/
