FOTOREPORTAZH / Valbona në dimër

Dita

Lugina e Valbonës ka pasur një zhvillim të papritur turistik në këto vitet e fundit. Pas mbarimit të autostradës Durrës-Kukës dhe asfaltimit të  aksit rrugor Bajram Curr-Margegaj-Valbonë, kjo perlë e alpeve shqiptare është bërë një destinacion lehtësisht i arritshëm. Valbona ndodhet 25 km nga qyteti i Bajram Currit.

Gjatë verës, lugina akomodon deri  në 30 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, kryesisht turistë gjermanë, çekë, italianë e francezë. Tashmë edhe turizmi dimëror ka hapur siparin e tij, duke u frekuentuar kjo bukuri e rrallë e natyrës shqiptare, nga vizitorë të shumtë vendas e të huaj, duke pritur me mijëra turistë edhe në stinën e dimrit.

Në një bisedë me kryetarin e bashkisë së Tropojës, z. Besnik Dushaj, mësojmë se prioritetet  ndaj zonës turistike të Valbonës do jenë në vëmendjen e bashkisë, të vazhdueshme dhe të herëpashershme. Gjatë periudhës së dimrit do të merren të gjitha masat që aksi rrugor të jetë i kalueshëm në çdo kohë, duke vënë dispozicion forca dhe mjete të saj në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor, për t’i krijuar kushte të përshtatshme turistëve vendas dhe të huaj në stinën e dimrit.

E kthyer në një oaz çlodhës  dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së bardhë.

Banorët vendas pohojnë se në këto ditë, Valbona i ngjan një metropoli që bie në gjumë pas mesnatës e ngrihet herët në mëngjes. “I ngjan një metropoli të pagjumë, sepse turistët e ardhur këtu vazhdojnë të luajnë deri në mesnatë. Ndërsa në mëngjes herët, ata ngrihen për marshim në shtigjet e malit”, thotë Kola.

Turistët e pranishëm janë nga vend të ndryshme të botës dhe qëndrojnë 4-5 ditë. Pak vite më parë, këtu vinin pak vizitorë e largoheshin shpejt. Ndërsa sot  gjithçka ka ndryshuar, thotë Bajram Gjongecaj, inspektori i turizmit pranë bashkisë.

Tashmë  fshati i vogël i ngjan një metropoli. Këtë e pohojnë jo vetëm banorët e tij, por edhe shumë të tjerë të këtij fshati që janë larguar vite më parë dhe që dalëngadalë po rikthehen, duke u populluar me banorët e larguar prej vitesh.

Janë realizuar shumë punë, por edhe shqetësimet nuk kanë të sosur. Valbona shumë ka ndryshuar. Kjo u sjell kënaqësi banorëve të paktë të saj. Edhe pak nuk jemi, s’ka ditë që të mos kemi miq nga Evropa. Kjo nuk është pak,- thotë Alfred Selimaj, një prej biznesmenëve vendas.

Brenda pak viteve, nga vetë banorët janë ndërtuar qendra turistike, fusha sporti, etj., ndonëse strukturat shtetërore pak janë ndier në këtë zone. Për banorët e Valbonës, e domosdoshme është edhe asfaltimi i rrugës së Çeremit. Duhet asfaltuar ajo rrugë, pasi gjithë kjo zonë po kthehet në zonë turistike. Në Çerem është edhe pika doganore me Malin e Zi, thonë  banorët e fshatit.

Çeremasit, në lartësinë e mbi 1600 metrave mbi nivelin e detit, qëndrojnë këtu vetëm në verë, ndërsa në dimër zbresin në qytetin e Bajram Currit. Edhe në dimër atje kanë bagëtinë e imtë, veçanërisht dhi. Rruga duhet ndërtuar për turizëm, jo thjesht për ne, banorët e paktë të fshatit, thonë ata.

Dalëngadalë, turizmi është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone. Në funksion të tij është rritur interesi edhe për të mbjellat e mbarështimin e blegtorisë.

Një fenomen tjetër është se nga vetë banorët, vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket. Kjo i ka dhënë Valbonës emrin  e mirë, duke rritur interesin e të huajve për ta vizituar.

Ndërsa kujtdo që nis e ndërton banesë në shërbim të turizmit i kërkohet që të zbatohet arkitektura  vendase. Kjo ka bërë që në banesat e reja, thuajse të gjitha orenditë e shtëpive të jenë prej druri, që nga shtretërit e deri të karriget e tavolinat. Është një kërkesë që na e sugjerojnë vazhdimisht turistët e pranishëm, tregon Mark Lamthi.

Tashmë, pranë çdo banese, vetë pronarët e shtëpive turistike kanë ngritur edhe fusha volejbolli e basketbolli, ndërsa për futboll shërbejnë livadhet e shumta.

Këto ditë dimri me dhjetëra e dhjetëra turistë çdo ditë mësyjnë Fushën e Gjesë dhe ambientet përreth për të kaluar ditë dhe net të magjishme “si në përralla”, thonë disa nga vizitorët që i takuam.

Banorët  janë kthyer në kuzhinierë të përsosur për t’u shërbyer turistëve. Thjesht, sipas kërkesës që kanë vetë turistët, të cilët parapëlqejnë mishin e thatë, çorbën apo gjizën me spec djegës brenda. Këtë kërkojnë, këtë ua servisim për t’i kënaqur, thonë ata.

Karakteristikë e kësaj zone alpine të lakmueshme në stinën e dimrit,është zhvillimi aktiviteteve sportive, shëtitje në pyjet me dëborë, alpinizmi, rrëshqitje me ski e të tjera. Gjithashtu frekuentimi i odave me oxhak në kullat e malësorë, është një pjesë relaksuese në netët e gjata të dimrit.

Valbona – Gjeografi

Lugina e Valbonës ndodhet në pjesën më veriore të vendit, në lindje të masivit malor të Alpeve Shqiptare, në rrethin e Tropojës. Lugina nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, pranë digës së hidrocentralit të Fierzës. Gjatësia e saj nga Qafa e Valbonës deri në lumin Drin është 50.6 km. Valbona ndodhet 25 km larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë, udhëtimi kalon nëpërmjet një lugine të ngushte, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ah e bredh, ndërsa rruga është e paasfaltuar. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit, pasohen nga gryka e ngushte me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, më kulla guri 100 e 200 vjeçare, madje dhe më të vjetra. Në rrjedhat e Valbonës ndodhët një ujëvarë disa dhjetëra metra e lartë, që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi, ndodhet shpella e Bajram Currit.

Valbona-Turizëm

3_1463Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës. Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve shumëngjyrëshe të zonës. Çfarëdo faqeje që t’ju tregojë Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rruga për në Valbonë është një vrapim i bukur mes malesh e ujërash, nëpër luginën e Fierzës, ku vjeshta ka mundur të ndryshkë vetëm shkurret e shpateve të thyera, duke e kthyer peizazhin në një spektakël të vërtetë ngjyrash-nuanca të së kuqes, që pasqyrohen mbi syprinën e gjelbër të liqenit. E kthyer në një oaz çlodhës  dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së bardhë.  Dalëngadalë, turizmi është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone, ku vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, duke rritur interesin e të huajve për ta vizituar.

 

514ddec6b860b

514dded9047bf

10151821_775299009155003_6161594022095114403_n

image

12301469_1049379961752590_5146824303674249267_nAlpet1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *