Ligji i dekriminalizimit synon të bëjë divorcin e vështirë midis politikës dhe krimit. Në këto 25 vjet reformat kanë qënë gjysmake duke krijuar një klasë oligarkësh me pasuri përrallore. Ndaj ligji është përshëndetur nga shoqëria jonë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai do t’i hapi rrugën reformës pastruese në Drejtësi. Politika i ka krijuar krimit mundësinë të lahet, të krihet dhe të pastrohet pa e shqetësuar askush, ndërsa krimi i ka dhënë politikës shëndetin ekonomik. Varfëria dhe papunësia janë shtruar këmbëkryq në vatrat tona dhe politika ka dështuar përballë tyre. Krimi di të sielli formulën magjike për mbijetesën e familjeve të varfra, di të ngjalli ambicjet e të pasurve duke shtuar grykësinë e tyre. Por a mundet ky ligj të shembë këtë geto dhe të ndërtojë një qytetërim të denjë për shqiptarët? Këtë mund ta bëj vetëm një elitë e ardhur nga mushkritë e pastra të popullit sovranë. Sepse çdo politikan aktual fsheh në ADN-në e tij pak Zog, pak Enver, dhe pak zyrtarin anadollak. Kultivimi i kësaj të keqeje ka arritur tashmë një përsosmëri të tillë, sa është vështirë ta krasisësh dhe jo më ta shkulësh me rrënjë.
Letër e nënshkruar,
Sokol Hysenaj
