Vallja e të tredhurve

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

DITA! Kjo që kemi sot, është vallja e të tredhurve, e hajdutëve dhe gjysmagjelave, e harbutërisë dhe tradhtisë. Shqipërinë nuk e mori turku e i vu zjarr. Atë e mori injoranca dhe tradhtia dhe ia fali serbit e grekut, vetëm e vetëm për të mbushur xhepat e Xenit dhe Gitës.

Paaftësia jonë për shtetformim, me ligjin në themel të shtetit, na ka hedhur në nivelin e pasluftës së dytë, ku analfabetizmi rritet dhe tymi i pishtarit na nxin tavanet. Edhe pse në kushte të tilla, nuk gjen shumë shqiptarë sot që i besojnë reformës në drejtësi, nëpërmjet koalicionit të atij që me videon e tij shkaktoi 21 Janarin dhe të këtij tjetrit që për hir të karriges, harron edhe mamanë tek stacioni i autobusit. Donald Lu mund të mundohet me sa mundet të na shpëtojë ne shqiptarët nga vetvetja. Po qe se këto ide nuk përfaqësohen dhe kërkohen si domosdoshmëri nga shqiptarët vetë, po qe se vendosmëria e politikës mungon, çdo gjë është e dënuar të dështojë. Nuk mund të pyesësh hajdutët, nëse duhet të dënohet vjedhja apo jo. Duhet të zgjedhësh dhe të mbështesësh me kohë ata që nuk janë të tillë dhe t’i afrosh në politikë, nëse vërtetë e ke seriozisht me Shqipërinë e shqiptarët.

Darka e dreka me Saliun dhe reformë në drejtësi nuk mund të ketë. Këtë e dinë shqiptarët.

 

Share This Article
1 Comment
  • Redaktore te DITA,

    ne perpjekjet per shtetformim, qe na shtyn ne qytetaret e ketij vendi te marrim pjese ne forume te tilla si kjo juaja, nuk do ishte keq te kishim edhe profesionalizmin e redaksise suaj dhe jo keqperdorimin dhe shfrytezimin e komenteve te lexuesve, sipas qejfit te atij qe i boton.
    Komentin e mesiperm, e kam bere me rastin e artikullit te Z.Hila, disa dite me pare, ku ai shprehte rezervat e tij per reformen ne drejtesi.
    Shpesh kam konstatuar, se perdorni komentet e mia, si kjo “vallja e te tredhurve”, pa dhene as emer dhe as mbiemer, duke i ndryshuar atyre forme dhe nganjehere permbajtje.
    Duke ju uruar GEZUAR FESTAT, le te shpresojme se bashku per nje vit te ri 2016, ku profesionalizmi dhe korrektesia, te jene virtytet qe pershkruajne marredheniet mes shqiptareve dhe jo harbuteria e injoranca.

    Me rrespekt

    I.Troplini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *