Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi pasi një foshnjë tremuajshe ndërroi jetë gjatë natës për shkak të ftohtit.
Basha tha se bëhet fjalë për Melisa Mehmetin, e cila jetonte me familjen në Shkozë. Sipas kreut demokrat, nuk ka fjalë që ngushëllon dhimbjen që shkakton ky lajm.
“Asnjë reagim, asnjë ngushëllim, asnjë masë nga kokoshi i Surrelit e as nga kastraveci i Tiranes. Mosreagimi i tyre është vetëkallëzimi i kësaj qeverie kriminalisht të papërgjegjshme. Është epitafi i Rilindjes së hajdutëve që erdhi me premtime të mëdha por që vetëm vjedh, mashtron dhe nëpërkëmb qytetaret e këtij vendi.
Nuk duhet te hapet me asnjë varr për foshnje që vdesin së ftohti. Ka ardhur koha te varrosim kërmën e hajdutëve që i thotë vetes qeveri. Koha nuk pret”, thekson Basha në reagim. /Dita/

Mashtrues hesapi !
per sa kohe ishte vete ne pushtet pse nuk e vuri ndonjehere ujin ne zjarr per problemet e romeve apo tani qe vdiq nje foshnje hiqet sikur i dhimbset vetem e vetem per pak show mediatik
doli ky i pafytyri !
nuk le ceshtje fatkeqsie njerezore pa kapur dhe pa ja hedhur fajin qeverise, a thua se kur ishin kta ne pushtet nuk kishte fare probleme te tilla..