Kosovë, policia shton masat e sigurisë me rastin e fundvitit

Saimir Lleshi

Me rastin e festave të fundvitit autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se kanë rritur masat e sigurisë dhe kanë shtuar numrin e kontrolleve.

“Për sa i përket aspektit të sigurisë së përgjithshme në vend, Policia e Kosovës me kohë ka marrë masa shtesë, por edhe për festat e fundvitit ka hartuar plan të veçantë, i cili ka për qëllim shtimin e pranisë policore dhe ndërmarrjen e masave të sigurisë për parandalimin e çdo incidenti të mundshëm, duke përfshirë edhe sulmet e mundshme terroriste”, deklaroi, transmeton rel, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, në Kosovë konsiderojnë se kërcënimet, të cilat vijnë nga grupit militant, Shteti Islamik, duhet te merren seriozisht, duke pasur parasysh sulmet e fundit në vende të ndryshme të Evropës.

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se autoritetet e rendit në Kosovë, planet që i kanë për sigurinë e përgjithshme, duhet t’i specifikojnë.

“Masat duhet të specifikohen më gjatë dhe normalisht, këto masa të jenë më afër publikut, jo vetëm të jetë një përgjegjësi e zyrtarëve të autorizuar, qoftë policorë, të inteligjencës apo edhe të sektorëve të tjerë të sigurisë”.

“Edhe qytetarët duhet të kenë kujdes që të lajmërojnë rastet e dyshimta. [Policia] duhet t’i paralajmërojë qytetarët që t’u ikin tubimeve, kur mund të ketë pasoja”, tha Ibishi.

Zoti Ibishi thekson domosdoshmërinë e kontrolleve me të mëdha nga ana e Policisë së Kosovës dhe siç tha ai, kontrollet duhet të bëhen në automjetet transportuese dhe në ambiente të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *