Meta: Një falënderim të veçantë për mediat opozitare

Saimir Lleshi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim gazetarët në vend me rastin e festës së Vitit të Ri.

Nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ku edhe u shtrua kokteji, kryeparlamentari nuk mbajti ndonjë fjalim, siç edhe ndodh në raste të tilla, por i përshëndeti shkurt të pranishmit.

“Uroj që vitin që vjen të përcillni sa më shumë lajme të mira, sa më shumë lajme pozitive. Po natyrisht edhe kritika sepse gjithmonë ka vend për përmirësime, ka vend për të reflektuar dhe ju uroj të gjithëve ju një vit më të mbarë, gëzuar në familjet tuaja dhe natyrisht të jetë një vit ku të dominojnë lajmet sa më pozitive.

Shpresojmë që të kemi dhe mundësinë të japim lajmin për çeljen e negociatave sepse do të ishte një gjë mjaft e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen. Falenderoj dhe gazetarët e opozitës që kanë ardhur dhe shpresojmë që të çelim negociatat”, tha ai. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *