Ushtria irakiane shpall “çlirimin” e Ramadit nga Shteti Islamik

Saimir Lleshi

Qyteti i Irakut Ramadi është çliruar nga Shteti Islamik, thanë forcat ushtarake të Irakut në një deklaratë.

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, gjeneral brigade Yahya Rasul tha se qyteti ishte çliruar pas një ndërhyrje “epike” nga forcat ushtarake, duke marrë nën kontroll kompleksin qeveritar atje. Kjo ka bërë që të shuhet edhe rezistenca në këtë qytet.

Ramadi, i cilësuar si strategjik u mor nën kontroll nga militantët e ISIS në maj të këtij viti, ndërsa ushtria irakiane dështoi ta rimerrte gjatë verës.

Aksioni i nisur disa ditë më parë nga forcat irakiane ka përfunduar sot, siç bën të ditur BBC-ja. Futja në qytet ishte e ngadaltë për shkak të mjeteve të shumta shpërthyese nëpër rrugë të vendosura nga militantët e ISIS. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *