Horoskopi 2016/ Peshqit (20 shkurt -20 mars)

Ornela

Shenja e peshqve do të hasë vështirësi të ndryshme këtë 2016-të për shkak të armiqësisë së Saturnit që për gjatë gjithë vitit do të ndikojë negativisht në projektet afatgjata. Edhe Jupiteri nuk do të jetë shumë në anën tuaj, pasi do të sjellë tensione të vazhdueshme. Të lindurit në shenjën e peshqve duhet të punojnë me veten për të përballuar me grintë vështirësitë që të do të lindin.

Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit

Gjashtë muajt e parë të vitit do “të njollosen” nga Saturni në kundërshti dhe Jupiteri i cili nuk garanton prosperitet. Pasi vera të jetë larguar do të ndjeni flukset e yjeve të favorshëm dhe sidomos efektin indirekt të Afërditës dhe Mërkurit.

Dashuria për beqarët

Lidhjet e lindura gjatë vitit janë të destinuara të jenë problematike dhe jo të gjitha do të arrijnë të kalojnë vështirësitë. Jupiteri nga janari deri në qershor do të sjellë iluzione që pas përballjes me realitetin do të keni shumë pak dëshirë për njohje të reja. Do të keni tendencën të mbylleni në vetvete duke shtuar negativitetin e yjeve. Është e domosdoshme të kundërshtoni këtë sjelle duke u rrethuar nga miq të besuar dhe dashuria e familjes.

Dashuria për çiftet

Çifte duhet të kalojnë teste të vërteta gjatë vitit. Falë pozicionit të Saturnit në shenjën e Shigjetarit është momenti i mirë për të marrë vendime të rëndësishme në raportet  e paqëndrueshme. Më mirë kini kurajë t’i jepni fund një marrëdhënie që nuk ju përmbush, sepse do të shpërbleheni në një moment të dytë. Persona të së shkuarës mund të kthehen për të sjellë turbullira dhe probleme. Është e këshillueshme t’i ndaloni menjëherë.

Kombinimi i shenjave

Peshqit janë një shenjë romantike dhe përqasje ndjenjash do të ketë me Gaforren dhe pse zjarri juaj jo gjithnjë do të vlerësohet. Shokë të mirë mund të jenë Akrepi dhe Bricjapi për shkak të qëndrueshmërisë e madhe dhe karakterit të fortë. Përkundrazi nuk do të keni një lidhje të mirë me Ujorin dhe Demin për shkak të tradhtisë së të parit dhe racionalitetit të tepërt të të dytit.

Parashikimet për studentët

Dekurajimi dhe frika se nuk do ia dilni mund të ngadalësojnë rrugëtimin tuaj të studimeve, por nuk duhet të frikësoheni sepse prej verës do të arrini të gjeni përqendrimin e duhur duke rikuperuar kohën e humbur.

Parashikimet për punëtorët

Për fat të keq edhe puna do ta vuaj fluksin astral negativ. Nuk është ky viti ideal për ndryshime të forta prandaj duke parë armiqësinë e Jupiterit dhe Saturnit nuk është këshillueshme të ndryshoni punë ose të shtyni projekte të reja të muajve të ardhshëm. E vetmja mënyrë për të ruajtur qetësinë është që të jeni të qetë dhe të dialogoni në mënyrë që të zbusni përplasjet me kolegët tuaj për një situatë të rënduar. Përmirësim mund të ketë në maj me një propozimin të ri pune, por duhet të bëni shumë kujdes dhe të mos mashtroheni nga aparenca.

Parashikimet për ata kërkojnë punë

Do të jetë më mirë që t’i dedikoheni formimit tuaj në pjesën e parë të vitit duke spostuar intervistat dhe propozimet e punës në periudhën pas verës. Në fakt prej muajit tetor do të shihet një kthim në normalitet me mundësi karriere edhe në kompani të mëdha.

Paratë

Shpenzimet gjatë vitit do të jenë të shumta dhe nuk këshillohen investimet e çdo lloji. Duhet të bëni kujdes me kontratat që firmosni ndoshta më mirë kërkoni një konsultë ligjore. Qetësia do të kthehet prej muajit shtator kur ndikimi i Jupiterit do të jetë i largët dhe do të ketë një përmirësim të përgjithshëm.

Fati

Pasi kaluat vitet e fundit relativisht të qetë, në 2016-ën nuk do ju shkëlqejë fati. Duhet të evitoni investimet dhe lojërat e fatit. Në fakt për pjesën më të madhe të vitit çdo gjë e mirë që do të vijë do të fitohet me punë dhe impenjim. Më shumë fat do të vijë në fund të vitit kur takimet pozitive duhet të zgjidhin çështjet ekonomike.

Udhëtimet

Udhëtimet jashtë vendit por të shkurtra gjatë 2016-ës. Do të jenë kryesisht udhëtime pune për shkak të mungesës së entuziazmit që ju karakterizon.  Të rrëmbyer nga dembelizmi, do të keni tendencën të lëvizni sa më pak të jetë e mundshme.

Shëndeti

Do të gëzoni formë fizike për t’u pasur zili. Edhe pse ndjeheni mirë mos harroni të hani fruta dhe perime dhe ti dedikoni të paktën një herë në javë ushtrimeve fizike. Ndonjë kurë me vitamina do të jetë e nevojshme për të luftuar sëmundjet e stinës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *