Një gjykatë turke urdhëroi sot paraburgimin e një 17-vjeçari, me akuzat se ka fyer përmes rrjetit social “Facebook” presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ky është rasti i fundit i arrestimit të një të riu, ndërkohë që situata është përsëritur edhe më herët. Aktivistët e kanë shfaqur vazhdimisht shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes. Djali i identifikuar si F.E., sipas mediave turke, u arrestua në shtëpinë e tij në provincën perëndimore Takirdag.
Policia ishte njoftuar me telefon se i riu kishte fyer presidentin në rrjetin social ‘Facebook”. Kritikët thonë se Erdogan është bërë gjithnjë e më autoritar që nga gushti i 2014-s, kur u bë president pas më shumë se një dekade në postin e kryeministrit. Një vit më parë një tjetër 17-vjeçar u arrestua për të njëjta akuza, ai i shpëtoi burgut me disa ditë, por u pezullua për 11 muaj nga shkolla.

Shume mire ja kane bere.Nje bilepush i indoktrinuar nga opozitaret,fyen Presidentin e nje vendi.
Nje njeri qe ka pjekuri politike dhe di te beje analize nuk fyen,por ben opozite me argumenta.Sigurish qe kjo nuk mund te pritet nga nje adoleshent,keshtu qe le te rije ca kohe ne burg.
Vetem ne Shqiperi ndodh qe fyejne e shkaterrojne dhe behen heronj te partive.