“Bleta e Artë” 2015, Rama: Duhet të forcojmë marrëdhëniet shtet-sipërmarrje

Dita

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sipërmarrësit më të mirë të këtij viti “Bleta e Artë” 2015. Në fjalën e tij, ai tha se historia e sipërmarrjes shqiptare është plot dritëhije.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se mbi sipërmarrjen rëndon miti si grabitqar, si një armik i të mirës publike, si e keqe që shteti nuk duhet të përzihet. Ai ishte kritik ndaj udhëheqësve të dy dekadave të fundi e cila nuk investoi qoftë për të futur edhe kulturën e sipërmarrjes në shkolla.

“Pa sipërmarrësit nuk jeton ky vend as një ditë, sipërmarrësit shqiptarë veprojnë nën presionin e këtij miti që e sheh sipërmarrjen si një aktivitet nga zori dhe i ndëshkuar nga morali qorr. Mbi 70% e te rinjve dua të punojnë në shtet dhe punën në sipërmarrje e shohin si dorë të dytë ose së ndëshkim fati në rastin e tretë. A është dramatike që në këtë shtet nuk u investua asgjë, as për të futur kulturën e sipërmarrjes në shkollë? A nuk është dramatike që për 20 e ca vite asnjëherë nuk u provua shembujt e sipërmarrjes së suksesshme?”, deklaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për një filozofi të re qeverisëse, për një rikuperim marrëdhëniesh mes shtetit dhe sipërmarrjes. Ai përmendi se janë paguar 600 milionë dollarë borxhe ndaj atyre që kanë qenë me dokumentacione të rregullta.

Rama tha se nëse arrijmë që të forcojmë shëndetin e marrëdhënies, siç e quajti ai, mes shtetit dhe sipërmarrjes atëherë frytet do të jenë edhe më të mëdha në të mirë të popullit që do të gjeneronte edhe me vende të reja pune.

Numri një i qeverisë gjithashtu deklaroi se qeveria e tij bëhet qeveria e parë që nuk e ndan ekonominë në dy pjesë dhe që nuk e konsideron arkën e shtetit si arsye për t’u mos marrë me arkën e sipërmarrjes.

Rama, duke thënë se investimet e huaja për këtë vit janë 100 milionë dollarë më shumë se vitin e kaluar, bëri edhe një premtim për të gjithë sipërmarrësit e që ka të bëjë me taksat.

“Ne nuk premtuam që do t’ju ulim taksat, por premtuam që nuk do t’i rrisim dhe përsëri ju siguroj që ne nuk do ta rrisim tatimin tuaj të fitimit”, deklaroi Rama që në fund ndau edhe çmimin për administratoren e vitit që shkoi për Ogerta Manastirlin, administratoren e QSUT-ës.

Share This Article
5 Comments
  • Marrdheniet mes shtetit dhe bizneseve jane vertet shume te rendesishme. Mendoj se pjesa me e madhe e bizneseve, te pakten ata qe punojne sipas ligjit, jane te kenaqur me punen e qeverise. Te pakten tani nuk ka me gjoba abuzive kundrejt bizneseve me te dobeta por denime per abuzuesit. Vertet kemi nisur nje rruge te mbare per ekonomine e vendit tone,ndoshta jo aq e shpejte sa te gjithe do te donim por eshte nje rruge e sigurt.

  • Eshte teper i rendesishem bashkepunimi dhe bashkeveprimi mes shtetit dhe sipermarrjes apo bizneseve. Hartimi i politikave te shtetit qe perputhen me biznesin do te conte ne mbarevajtjen e ketij te fundit e per pasoje do kishim edhe impakt pozitiv ne mjaft drejtime. Mbarevajtje e sipermarrjes nenkupeton, vende pune, nenkupton impakt pozitiv ne hallken e zinxhirit ekonomik.

  • Eshte teper i rendesishem bashkepunimi dhe bashkeveprimi mes shtetit dhe sipermarrjes apo bizneseve. Hartimi i politikave te shtetit qe perputhen me biznesin do te conte ne mbarevajtjen e ketij te fundit e per pasoje do kishim edhe impakt pozitiv ne mjaft drejtime. Mbarevajtje e sipermarrjes nenkupeton, vende pune, nenkupton impakt pozitiv ne hallken e zinxhirit ekonomik..

  • Eshte teper i rendesishem bashkepunimi dhe bashkeveprimi mes shtetit dhe sipermarrjes apo bizneseve. Hartimi i politikave te shtetit qe perputhen me biznesin do te conte ne mbarevajtjen e ketij te fundit e per pasoje do kishim edhe impakt pozitiv ne mjaft drejtime. Mbarevajtje e sipermarrjes nenkupeton, vende pune,nenkupton impakt pozitiv ne hallken e zinxhirit ekonomik.

  • Formalizimi i bizneseve eshte, per mendimin tim, nder gjera me te rendesishme qe eshte bere brenda ketij viti. Nuk mund te vazhdohej me me faktin qe pjesa me e madhe e bizneseve punonin ne te zeze ,ishim mesuar gjithmone me pune ne informalitet !
    nese duam shtet ligjor duhet qe te gjithe ti bindemi ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *