Ujku don me u ba bari!

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Nëse Lu pretendon të bëjë drejtësi me Saliun, atëhere edhe kamikazët e ISIS mund të quhen heronj!
Ndofta këta mendojnë se qytetarët e thjeshtë mund ta gëlltisin sapunin për djathë! Por le ta dinë se populli nuk është turmë me injorantë. Sot qytetarët dinë ta ndajnë mjaft mirë shapin nga sheqeri. Kanë kaluar mbi dy vite nga largimi i bujshëm që votuesit i bënë PD-së dhe akoma qeveria e majtë dhe qytetarët po paguajnë haraçet e këtyre edepsëzëve. Ndaj mund t’ju siguroj se çdo tentativë e rebelimi i rebelëve të Shqupit do të marrë përgjigjen e merituar konform ligjit dhe vetëm ligjit. Duhet ta kenë mëse të qartë rrufjanët e Saliut se shqiptarët nuk mund të lidhen me vargonjt tuaj të ndryshkur. Qytetarët e mbarë Shqipërisë do të protestojnë, jo për të kërkuar rrëzimin e qeverisë! Por për t’i kërkuar mazhorancës dhe qeverisë llogari për mosndëshkimin e kriminelëve vrasës të 4 qytetarëve më 21 janar 2011, për tragjedinë e Gërdecit, për 230 mln eurot që vodhi Basha. Durimi ka një kufi. E sot ju shqupas e keni kaluar çdo cak e kufi njerëzor, ligjor e kushtetues. Çfarë ëndrre, ujku po don me u ba bari! Preng Pjetri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *