Të paktën 22 persona kanë mbetur të vrarë pas një shpërthim në veri-perëndim të Pakistanit. Shpërthimi ndodhi në një zyrë qeveritare.
Shpërthimi u regjistrua brenda Autoritetit Nacional të Regjistrimit në qytetin Mardan.
Nga shpërthimi i kryer nga talebanët kanë mbetur edhe 30 persona të plagosur.
Sulmi është një nga më vdekjeprurësit që prej dhjetorit të vitit të shkuar kur u sulmua në shkollë duke lënë 150 nxënës dhe mësues të vrarë.
Bomba u hodh në ndërtesën qeveritare nga një person që udhëtonte me një motor. Ai hodhi veten në erë sapo u ndal nga rojet e sigurisë jashtë ndërtesës Nadra.
Ndërtesa ka prani të madhe njerëzisht për shkak se aty tërhiqen kartat e identitetit. Policia pakistaneze konfirmoi se shumica e të vdekurve ishin civilë të pafajshëm. /Dita/

Me njeri tjetrin , e dine vete si bejne ata , po me neve ç’kane ?