Seria A, Berisha i dyti në renditjen speciale të pritjeve

Dita

Hapësira në formacionin titullar të Lazio-s nuk ka qenë ajo e duhura për një portier të nivelit të tij. Megjithatë 5 ndeshjet e luajtura në Serinë A, në të cilat dy herë është aktivizuar nga stoli, kanë konfirmuar garancinë që jep gardiani kuqezi.

Sipas renditjes speciale të Gazzetta Dello Sport, Etrit Berisha është mes portierëve më të mirë të kampionatit. Këtë e konfirmojnë statistikat.

Në analizën e së përditshmes më të madhe sportive në Itali, janë marrë parasysh ndeshjet e luajtura, goditjet drejt portës dhe pritjet e realizuara.

Berisha renditet i dyti me 76,74 për qind të topave të pritur, duke qenë pak më mbrapa Szczesny-t të Romës, që kryeson me 78 për qind.

Në pesë ndeshjet ku Etrit Berisha është aktivizuar, Lazio ka regjistruar një barazim dhe katër fitore, mes të cilave edhe ajo 1-2 në fushën e Interit. Gardiani kuqezi ka pësuar vetëm 3 gola në kampionat.

Në vendin e tretë të analizës për portierët renditet talenti 16-vjeçar i Milanit, Donnarumma, përqindja e pritjeve nga i cili është 76,67. Vetëm në vendin e katërt Handanovic i Interit dhe Lamanna i Genoa-s.

Me paraqitjet e tij dhe kuotën afro 77 për qind të gjuajtjeve të pritura, Etrit Berisha është mes më të mirëve në kontinent, duke u renditur jo larg portierit të Paris Saint Germain, Kevin Trapp, në kuotën 83.33%.

Në total Berisha numëron 13 ndeshje në gjysmën e parë të këtij sezoni, ku pesë aktivizimeve në kampionatin italian u shtohen një në Kupën e Italisë, pesë në grupet e Europa League dhe dy ndeshje në fazën play off të Champions-it.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *