Me 231 km në orë, me tre fëmijë në makinë

Dita

Policia e Kantonit Thurgau ka kapur të shtunën një shofer, shtetas të Maqedonisë, 32 vjeçar, i cili po drejtonte  makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe, 231 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të autostradës A7 ishte 120 km në orë, shkruan tagblatt.ch.

Po të hiqet shkalla e tolerancës prej 5 kilometrave i bie që ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për plot 104 km në orë, transmeton albinfo.ch.

Më e keqja ishte se ai në veturë kishte tre fëmijë, (tetë, katër dhe një vjet e gjysmë), njëri prej të cilëve nuk ishte as i lidhur me rripin e sigurisë.

Policia, me urdhër të Prokurorisë shtetërore në Bischofzell e ka konfiskuar makinën ndërsa shoferi është detyruar të dorëzojë lejen e drejtimit të automjetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *