RAPORTI / ISIS po lufton me municione të prodhuara në Shqipëri

Dita

Në depot e armëve të organizatës terroriste e Shtetit Islamik në Siri janë zbuluar municione luftarake të prodhuar në vendin tonë dhe mendohet që këto municione janë trafikuar nga Shqipëria.

Organizata “Conflict Armament Research” me bazë në Londër, e cila investigon zonat të konfliktit në botë, ka kryer një hulumtim në depot të armëve të braktisura nga luftëtarët të Shtetit Islamik në Siri. Nga ky hulumtim është zbuluar që Shqipëria figuron në mesin e disa shteteve, të cilët kanë prodhuar municione që janë në përdorim të kësaj organizate terroriste.

Municionet shqiptare janë zbuluar në baza të ISIS­it dhe janë gjetur aty para se Shqipëria të dërgonte armatime luftarake për ndihmë ushtrisë irakiane.

Vendimi i qeverisë shqiptare i gushtit 2014 për të dërguar armë në Irak erdhi pas kërkesës së NATO­s, për të ardhur në ndihmë këtij vendi në luftën e saj kundër Shtetit Islamik. Por armët e gjetura dyshohet se janë trafikuar ilegalisht nga Shqipëria drejt Sirisë para këtij vendimi. Policia e Shtetit arrestoi dy muaj më vonë, 8 persona, që akuzohen se trafikonin armë drejt Sirisë.

Share This Article
2 Comments
  • Organizata “Conflict Armament Research” mos te lodhet shume per te gjetur kontrobandistet e armatimeve te derguara nga Shqiperia, e dime te gjithe qe eshte bere nga Shkelzen Berisha dhe ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu (Cami). Te leshoj urdher arresti per keta dy bajga dhe t’u sekuestrohen pasurit dhe llogarite bankare qe i kane edhe ne vendet e quajtura “Off-Shore”

  • Xhamite shqiptare grumbulluan armet e 97 dhe i derguan ne Siri para dhe pas ketij viti nen hunden e qeverive.Te mbyllen shamite qe jane qendra terrorizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *