Një dron i është afruar së tepërmi Barack Obama teksa ka fluturuar mbi personat që shoqëronin Presidentin Amerikan.
Obama i cili ishte në Hawai me familjen e tij ishte duke u kthyer nga një ndeshje golfi kur droni fluturoi mbi shpurën e tij.
Zyrtarë të shërbimeve sekrete ndërhynë menjëherë dyje thënë se piloti i dronit nuk ishte në dijeni se shoqëruesit e presidentit do kalonin në zonën Oahu.
“Personi ka vendosur të bashkëpunojë menjëherë me forcat e rendit për të ndaluar fluturimin e dronit”- deklaroi zëdhënësja e shërbimeve sekrete Niocole Mainor.
Asnjë akuzë nuk u hodh dhe shpura nuk ndaloi apo të ngadalësoi ritmin prej incidentit.
Barack Obama, bashkëshortja e tij Michelle dhe vajzat, Malia dhe Sasha po kalojnë pushimet në një vilë, të cilën e kanë marrë me qera në brigjet e oqeanit në Kailua, rreth gjysmë orë larg nga kryeqyteti Honolulu.
