Arrestohet në Shkodër malazezi i kërkuar në Serbi

Saimir Lleshi

Një shtetas malazez i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet serbe u arrestua nga policia e Shkodrës. Në pranga ra Igor Drakuliç, 35-vjeç, banues në Bar të Malit të Zi.

Ai u arrestua pasi ka tentuar të kalojë në drejtim të Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit.

Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ky shtetas rezulton të jetë i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë së Beogradit. Shtetasi Igor Drakuliç është i dënuar me 8 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor “Plagosje me pasojë vdekjen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasit Malazez Igor Drakulic me qëllim Ekstradimi drejtë Serbisë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *