Ndryshon masa e sigurisë për dy deputet të Vetëvendosjes!

Saimir Lleshi

Gjykata e Prishtinës ka ndryshuar masën e sigurisë për deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti.

Ata janë ndaluar për shkak të hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa pasi u liruan, u mori vendimi për detyrim me paraqitje në polici. Deputetët tashmë u është vendosur masa e arrestit shtëpiak deri më 14 janar.

“Këta të pandehur nuk kanë respektuar masën e sigurisë –paraqitje në Stacion Policor,masë kjo e caktuar sipas Aktvendimit PPRKR.nr.538/15 të dt.15.12.2015, vendosi për ndryshimin e masës ashtu që kundër të pandehurve Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti të caktohet masa e arrestit shtëpiak e cila do të llogaritet prej datës 30.12.2015 deri më dt. 14.01.2016. Masa e arrestit shtëpiak është caktuar në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2.3 të KPPK-së”, sqaron Gjykata e Prishtinës. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *