Çfarë t’u uroj naftëtarëve?

redaktor

Letër e nënshkruar,

Nga Ahmet Çollaku

 

Iku edhe një vit pa naftë. Në Marinëz toka vazhdon të shëmbet, nafta të vidhet, sizmografët të mashtrojnë popullin …Në mes të Shqipërisë kompania kanadeze, “Bankers Petroleum”, ka vite që vjedh naftën dhe shkatërron nëntokën e ambientin. Jam naftëtar, kam milituar në Armatën e Naftëtarëve më shumë se 30 vite, po pensioni im është akoma poshtë 200 $, firmosur nga nomeklatura demokrate-komuniste. Kam shumë shokë dhe kolegë naftëtarë, disa në Shqipëri, ca te tjerë shpërndarë nëpër botë. Metropoli im ka qenë Ndërmarrja Sizmike dhe Instituti i Naftës në qytetin e Fierit. Erdhi Viti i Ri, unë bie në mendime. Dua të uroj Armatën e Naftëtarëve, po nuk di si t’i uroj shokët dhe kolegët e mi. Industria e naftës u shkatërrua, ata nuk u ndien, nuk reaguan. Tani nuk ka më Sizmike, Institut, u tjetërsua qyteti i Patosit, Cërrikut, Kuçovës, disa njerëz-ujq vodhën ç’mundën dhe më pas dogjën edhe zyrat e Albpetrolit atje në Patos…

Nëse doni të shkatërroni një vend, një popull, shkoni i merrni të gjitha pasuritë natyrore, vendosni në pushtet disa hajdutë, shtiruni sikur bëni zgjedhje të ndershme, pranoni përditë delegatë nga Europa, lini disa gazetarë si Fev-ziu të llomotitin, lakoni çdo orë Berishën…Do të bëni një pushtim “paqësor”, dhe më pas të gjithë njerzit do të ikin jashtë pa pasaporta, ca nëpër autostrada, ca nëpër tela me gjëmba… Pra, nuk di çfarë t’u uroj shokëve dhe kolegëve të mi të urtë naftëtarë…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *