Prokuroria nis hetimet për ish-ministrat e Berishës

Saimir Lleshi

Prokuroria e Përgjithshme nis hetimet për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ndaj ish-ministrave të qeverisë së kaluar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2009.

Kallëzimi ka kaluar në zyrën e Drejtorisë së Hetimit financiar dhe Antikorrupsionit pranë institucionit qendror të akuzës, i cili ka urdhëruar verifikimin e pretendimeve të kallëzuesit.

Burimet thonë se janë caktuar dy prokuror për hetimin e çështjes, të cilëve I janë ndarë disa detyra për të hetuar pretendimet e ngritura në kallëzim. Me nisjen e këtij veprimi hetimor, prokuroria thotë se ka administruar në dosje raportin voluminoz të auditit të inspektorëve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të cilët kanë konstatuar shkeljet e renditura në 8 pikat e kallëzimit.

Referuar materialit të dorëzuar në prokurorët thonë se do të verifikohet i gjithë procesi i privatizimit të OSSH, duke filluar që nga përgatitja për privatizim, hartimi i kuadrit ligjor përkatës, ndjekja dhe zbatimi i procedurave të privatizimit.

Do të kërkohet në bazë të auditit të verifikohet procesi i tenderimit, materialet e negocimit të kontratës, konkluzionet e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe zbatimi i kontratës së privatizimit.

Gjithashtu hetuesit thanë për Abc News, se do të kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përkatëse gjatë zbatimit të kontratës, shkresat e Qeverisë pasi në kallëzim dyshohet se ka ndërhyrë në vendimmarrjen e institucioneve të pavarura si Enti rregullator i Energjisë, si dhe do të verifikohen procedurat që kanë ndjekur institucione e shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë çeke CEZ Shpërndarja.

Në përfundim të këtij verifikimi, thanë hetuesit do të vendoset nëse ka element të veprës penale të konsumuar nga të kallëzuarit, që dyshohet se me veprimet dhe mos veprimet e tyre I kanë sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 414 milion euro.

Për këtë dëm financiar, ministria e energjetikës dhe industrisë ka denoncuar ish-ministrat e këtij dikasteri Genc Ruli  e Florian Mima dhe dy zv/ministrat e tyre Neritan Alibali dhe Enno Bozdo. Në kallëzim pretendohet se ka kryer shkelje ligjore edhe ish-drejtoresha e përgjithshme e shërbimeve tregtare Mimoza Vokshi, shtetasja Suzana Guxholli si ish-këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministri I financave Ridvan Bode.

Veprimtaria e të gjithë këtyre personave të kallëzuar dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe personat e tjerë që janë marr me këto procedura, sipas prokurorisë do të hetohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, në kallëzimin e saj, pretendon se audituesit kanë konstatuar se privatizimi i OSSH-së ka qenë një proces abuziv, parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet nënligjore, praktikat e privatizimit në sektorin energjetik si dhe janë konstatuar element të veprës penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Share This Article
9 Comments
  • ==================================================

    … Me kete Prokuror te PD-se … kurre nuk do kemi DREJTESI

    ===================================================

  • Gezohemi shume se me ne fund mund te vihet drejtesi,por nuk jemi optimiste me keta prokuro tejet te koruptuar dhe frikacak edhe keta denancime do ta kene jeten e shkurter dhe do te perfundijne me togfjalet.Pushohet ceshtia per mungese te elementeve te vepres penale.Kjo eshte bere per te gjitha denancimet deri me sot dhe asnje qeveritar nuk ka shkuar te gjykohe.Fakti me konkret eshte vjedhija e 230 miljon eu.te rruges kombit dehe u sorrollat nga prokuroria der sa u pushua per procedura dhe nuk u diskutua farew kush i mori keto euro. Vetem reforma ne drejtesi mund te hapi rrugen e denimit te qeveritareve,qe kane rrjepur kete popull per 25 vjet.

  • Kete ceshtje e kame denoncuar une me 30 dhjetor 2008 , me anen e nje kerkes padie , drejtuar Gjykates te Tiranes , me objekt 1 – Anullim te procesit te privatizimit te O.S.SH,se . 2 – Anullim te cimentimit te tynelit te shkarkimit ne H/C e Fierzes,nr 2 , gjate kohes se Rehabilitimit te kaskades se lumit Drin , ( 2002 -2005 ) , 3 – Ri vendosja ne detyren e mepareshme ne Audit ne K.E.SH,sha Tirane . Kjo ceshtje eshte akoma ne procesin e gjykimit ne Shqiperi ……….. nuk ka mbaruar akoma , se perfundimin e ka ne Strasburg .

  • Uffff!!

    Avash se mos na i gjeni ministrat fajtore, se na i denone gjykata pastaj!!!

    Shtet kafshesh te egra!!

  • Prokuroria i nis hetimet por me perpara i ka bitisur ato pune si çèshtja e bankès Ardian Fullanit.Prandaj ai qè kerkon drejtesi tè mos kenaqet para kohe.Ai qe mendon se ka fituar ,tè bejè qejf se e ka fituar betejèn dhe parate.Prokurori èshte i qetè se nuk e ngacmon njeri dhe ligj per tè nuk “ka”.Gjelin e vitit tè ri e ka me ushqim bio nga vendlindja.

  • po por duhet te vejne gjukatesa te ndershem ;;; se politikanet i blejne gjykatesit ;;me 10 dollare ;;;; ministria e drejtesise mos ti mbylli syte ;;; se ka shqiptare qe skane me honger ;;;rama meta te bejne detyren ;;;;ose ;;te zhduken ne katunet e tyre komuniste ;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *