Atentat pronarit të një diskoje në Sarandë

Dita

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në Sarandë, ku ka mbetur i plagosur pronari i një diskoje të njohur në qytet, Rudin Haxhia 39 vjeç dhe kushëriri i tij Klajdi Haxhia 33 vjeç.

 

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Bistricë-Sarandë.

 

Rudin dhe Klajdi Haxhia ishin duke udhëtuar me një mjet tip Ford në aksin rrugor Bistricë-Sarandë, në momentin kur janë qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet me ngjyrë të zezë.

 

Rudini është nisur menjëherë me helikopter drejt Tiranes.

 

Edhe më parë ai ka qenë pre e sulmeve, duke i shpëtuar 4 atentateve të tjera me armë dhe me thika. Po ashtu dy herë i kanë vënë tritol në disko.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *