Presidenti Vladimir Putin i ka dërguar një kartolinë urimi homologut të tij Barak Obama.
Lajmi raportohet nga mediat ruse, të cilat i referohen një njoftimi të shpërndarë nga zyra për shtyp e Kremlinit.
“Ky vit ka konfirmuar se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë një nga faktorët kyç në ofrimin e sigurisë ndërkombëtare.
Kreu i shtetit rus shprehu sigurinë e tij, se në organizimin e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimin për interesat e njëri-tjetrit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të llogarisin në mënyrë efektive sfidat dhe kërcënimet e reja, dhe mund të bashkëpunojnë në zgjidhjen e krizave në rajone të ndryshme”,- thuhet në deklaratë.
