Në Portin e Vlorës u sekuestruan 15 kg 740 gr lëndë narkotike e llojit “Cannabis sattiva” në një automjet “BMV”.
Policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike, njëkohësisht drejtuesi i mjetit, Sokrat Sulejmani, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Lënda narkotike ishte e ndare në 15 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të dyerve anësore (traversë).
Policia ka bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sokrat Sulejmani, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
