Përvjetori i Agim Qirjaqit, e harron Teatri, e kujtojnë kolegët

anazapta

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit Agim Qirjaqi, ata që e kanë kujtuar kanë qenë  vetëm kolegët. Ajo që duhej të ishte nisma e Teatrit Kombëtar, institucionit që aktori i kushtoi vite të tëra të jetës së tij, ishte në fakt ideja e regjisorit dhe ish-studentit, Kiço Londo. Kolegë, artistë, miq e të afërm janë mbledhur në një bar kafe për të kujtuar Agimin, shkruan “Panorama”. “Ka pak njerëz që zotërojnë një talent superior, jo vetëm në profesion, por edhe në shpirt. Një nga këta ka qenë artisti i shquar Agim Qirjaqi. Të jesh student, pastaj regjisor dhe mik I një njeriu të tillë është një shans që jo të gjithë mund ta kenë. Meritat dhe kontributin e paçmuar të Agimit, historia do ta marrë dhe do ta vendosë në tempullin e lavdisë”, citohet Londo.

Agim Qirjaqi u nda nga jeta  tre vjet më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai u largua në moshën 59-vjeçare, duke lënë pas një numër të madh rolesh të spikatura në kinematografi dhe teatër.

Share This Article
1 Comment
  • Mos u harrofte kurre, i miri Agim, por cdo gje qe teperohet krijon (edhe pa dashur) efekt te kundert: i vetmi artist eshte qe nuk kujtohet? Me te drejte thoshn nja dy komentues te Tema qe edhe Agimin ne dy vjetor, po keta kolege nuk e kane kujtuar. U bene kaq dite qe bota shqiptare mbare lexon per dite kete lajm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *