VIDEO/ Ja si biondja i vjedh çantën një shtetase në qendrën tregtare TEG

Saimir Lleshi

Nuk janë vetëm burrat që grabisin, por edhe femrat. Një shtetase është grabitur në qendrën tregtare TEG, teksa ajo po provokonte një palë këpucë. Rasti është denoncuar në rrjet sociale, ndërsa paraqitet edhe videoja. “Viktima” ka kërkuar ndihmën e Ermal Mamaqit, për publikimin e kësaj video në faqen e  tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i gruas në “Facebook”

“Përshëndetje Ermal! Ndoshta mund të më ndihmosh me një denoncim publik.

Sot në qendrën tregtare TEG, teksa po provoja këpucët, me gjakftohtësinë më të madhe, kjo gruaja bionde me vodhi çantën që sapo kisha vënë pas shpine atje ku isha ulur, duke më vjedhur portofolin që kisha brenda në çantë, duke e fshehur dhe çantën mes varëseve me rroba dhe del direkte nga dyqani, për të ngrënë vitet e reja me lekët e mia e të gjithë atyre që kane qene viktima të vjedhjes si puna ime.

Aq sa shumë me dhimbsen ato lekë djerse, akoma dhe më shumë më dhimbsen patenta, karta e identitetit, karta e bankomatit e dokumente të tjera në portofol”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *