Presidenti i Nigerisë kërkon bisedime me terroristët e “Boko Haram” për lirimin e 200 vajzave

Saimir Lleshi

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari ka thënë se është i gatshëm të negociojë me organizatën terroriste Boko Haram për lirimin e më shumë se 200 vajzave të rrëmbyer në prill të vitit të kaluar.

Në një konferencë shtypi të mërkurën në televizionin kombëtar, Buhari ka thënë se në qoftë se grupi i armatosur mund të identifikojë një udhëheqje të besueshme, atëherë qeveria nigeriane ishte “i përgatitur për të negociuar me ta pa asnjë parakusht”.

Boko Haram rrëmbeu vajzat nga konviktet në qytetin verilindor të Chibok në prill të vitit 2014. Rrëmbimi u dënua ndërkombëtarisht, për shkak të dështimit të qeverisë së ish-presidentit Goodluck Jonathan, i cili edhe humbi postin. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *