Urimi i kryetarit të Kuvendit Meta për festën e Vitit të Ri

Saimir Lleshi

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta uroi shqiptarët për festën e vitit të ri me anë të mesazhit të mëposhtëm.

Mesazhi:

Me rastin e festës së Vitit të Ri kam kënaqësinë e madhe të uroj të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet.

Qoftë ky vit më i mirë se ai që lamë pas!

Uroj me zemër gjithkënd, fëmijë e të rritur, gra e burra, të rinj dhe pensionistë, që të gjejnë tek viti 2016 më shumë shpresë dhe gëzim, më shumë realizim dëshirash, punë të ndershme, dinjitet qytetar dhe dritë në jetë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *