Mbi 500 mijë britanikë peticion kundër deklaratave të Doland Trump. Nëse Dolad Trump do të kandidonte në Britaninë e Madhe për President, me siguri do t’i kishte humbur zgjedhjet.
Megjithatë, ai do ta ketë të vështirë të udhëtojë këtë vend, pasi plot 565 mijë firma janë mbledhur kundër vizitës së tij. Ky është rekordi historik i mbledhjes së firmave në peticione të tilla. Kjo mund ta vendosë në situatë jo të pëlqyeshme Mbretëreshën Elizabet nëse Trump do të bëhet President i SHBA-ve.
Urrejtja ndaj Trump nis pas deklaratave se nuk do të lejonte që myslimanët të shkonin në Amerikë. Reagimi i fuqishëm duket se ka ardhur nga Anglia.
Nëse ai do të zgjidhej, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë mund të mos ketë të drejtë të shkelë në territorin britanik, ose do të gjendej përballë protestave. Ashtu si shkruan “Daily Mail”, një peticion në faqen zyrtare të qeverisë britanike ka marrë numrin më të madh të firmave të mbledhura ndonjëherë në histori.
Kjo mund t’i ndalojë Trump që të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar nëse prania e tij do të konsiderohej jo e pëlqyeshme për publikun. Por natyrisht që dhe qeveria britanike do të ishte në pozitë të vështirë nëse Trump do të zgjidhej presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.
Në këtë rast, ai do të kishte imunitetin diplomatik që kanë krerët e shtetit, dhe Londra do e kishte të vështirë të qëndronte indiferente ndaj aleatit të saj të veçantë. Ndër të tjera dhe kryeministri britanik kritikoi me fjalë të forta deklaratat e Trump duke i cilësuar si burim përçarjeje në shoqëri, të gabuara dhe idiotësira. /Dita/

Ne pergjithesi nuk e pelqej zotin Donald Trump (DT) por kjo deklarate e anglezeve jo vetem qe eshte hipokrizi por do i rrisi dhe 2-3 miljon vota te tjera te tij ne Amerike..
Pamvarsisht nga disa te meta ne fushaten e DT mendoj se me shume ka nevoje Amerika per DT se sa e kunderta.
Amerika ka nevoje ta zgjoje dikush nga “gjumi” i njetrajtshmerise dhe monotonise..dhe kete rol me mire se kushdo e luan DT
E ka emrin DONALD dhe jo DOLAND o palluqe.
Donald Trump njeriu i duhur per Ameriken e mbare boten, edhe per keto Pseudo-britaniket myslimane me pasaporte te United Kingdom qe sot lehin si kone me urdher nga politika e sotme e dhjere fund e krye!