Policia gjermane ndodhet në gjendje gatishmërie pas kërcënimeve për sulme terroriste, që i detyruan të mbyllnin përkohësisht dy stacione hekurudhore në Mynih dhe Pasing.
Sipas informacioneve të siguruara nga shërbime sekrete amerikane dhe franceze, disa persona po planifikonin të kryenin sulme vetëvrasëse në këto objekte në emër të shtetit islamik.
Ndonëse stacionet u rihapën, policia tha se kontrollet në to janë shtuar, pasi rreziku mbetet i lartë. Autoritetet janë vënë në ndjekje të shtatë shtetasve irakianë dhe sirianë që banojnë në Mynih. Shefi i policisë së Mynihut sqaroi se ka disa emra që po kontrollohen nga policia, por nuk ka detaje për vendndodhjen e tyre.
Për ministrin e Brendshëm bavarez Joachim Herrman mbyllja e stacioneve ishte veprimi i duhur për të shmangur rrezikun për shkak të kërcënimeve specifike për sulme natën e ndërrimit te viteve.
‘90 minuta para mesnate policia evakuoi stacionin kryesor të trenave në Mynih dhe atë në Pasing. Gjermania, por edhe shtete të tjera europiane ishin në alarm gjatë orëve të fundit të 2015-ës për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.
