Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci provizor i të shtënaave në një pub në qendër të Tel Avivit.
Policia izraelite ka ndaluar një të dyshuar, por agresori është larguar dhe agjentë janë vënë në ndjekje të tij.
Disa prej të plagosurve janë lënduar për shkak të thyerjes së xhamave të lokalit gjatë të shtënave me armë zjarri.


Sipas gazetës izraeite Jedioth Ahronhothm bëhet fjalë për një sum terrorist. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale dhe trupat e Shin Bet (shërbimet sekrete të brendshme të Izraelit).

Dyshohet që sulmi të jetë kryer me armë automatike. Popullata ka marrë urdhër nga policia të qëndrojë e mbyllur në shtëpi.

