Ayan Zhademov, 20 vjeç , nga Kazakistani, bëri çmos për të ndihmuar të dashurën e tij, kur ajo i tha se ishte e shqetësuar në lidhje me provimin. Pasi dështoi që ta qetësonte, ai mendoi një plan të çmendur, që të hynte në vendin e të dashurës 17-vjeçare në sallën e provimit. Bëhet fjalë për provimin që kryhet nga nxënësit e shkollave për të fituar një vend në universitet.
20-vjeçari veshi një paruke me flokë të zinj, bëri make-up dhe veshi rrobat e të dashurës, një bluzë të ngushtë dhe një fund, për të hyrë në sallën e provimit në qytetin e Zhetisai në Kazakistanin Jugor.
Por duke qenë se ndryshonte shumë nga fotoja e të dashurës, ai u mor në pyetje për të treguar ngjarjen.
“Ai u përpoq të fliste më një zë të hollë, por ishte e qartë që ai ishte një mashkull”, u shpreh personi që e mori në pyetje.
Zhademov u gjobit me 1,400 paund për veprimet e tij. Por dukë qenë një romantik i pashpresë, një biznesmen e ndihmoi atë të paguajë gjobën pasi u impresionua nga zgjuarsia 20-vjeçarit.


do ti jepja dhe une ca euro