Një vjedhje është shënuar në qytetin e Korçës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se i zoti i shtëpisë, SH.M , 51 vjeç, ndodhej në Greqi me pushime.
Sipas Policisë, hajduti ka hyrë në banesën e shtetasit dhe ka marrë kasafortën në të cilën ndodheshin euro, dollarë, lekë dhe valuta të tjera.
Vjedhja është konstatuar nga fqinjët që kanë parë derën e hapur të banesës.
Policia po punon për kapjen e autorit të vjedhjes.
