Kurti: Janari intensiv, qeveria ose shkarkohet ose rrëzohet

Dita

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaron se ashtu siç u shkarkua Jabllanoviçi, ashtu do të shkarkohet edhe kryeministri Isa Mustafa. Kurse, propozimin për t’u bërë Hashim Thaçi-president, Kurti e sheh si një çmenduri që vështirë se do të ndodhë.

Shkarkimin e Jabllanoviçit, Kurti e quan sukses të protestave dhe presionit që u bë përmes këtyre protestave. Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, viti 2015 ishte shumë i vështirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, meqenëse u shtrenjtuan çmimet dhe nuk pati punësime ashtu siç u premtua.

Protesta do të nisin edhe në vitin 2016, pasi Asociacioni i Komunave Serbepër opozitën e bashkuar është “Zajednicë”.

Kurti është i bindur se kjo opozitë e bashkuar, e cila nuk po ia mbush syrin Qeverisë, do ta rrëzojë shpejt atë, raporton Kosovapress.

Ai shtoi se brenda koalicionit qeveritar ka personalitete të mira, por jo ata që shkojnë në Kuvend dhe përkrahin“Zajednicës,duke u ankuar për tymin e gazit lotsjellës të opozitës së bashkuar, ndërkohë që sipas tij, i frynë zjarrit të Serbisë të quajtur “Zajednicë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *