Fuqizimi ushtarak i Kinës dhe rajoni

Dita

Kina thotë se ka krijuar tre njësi të reja ushtarake, ndërsa përpiqet të krijojë një fuqi ushtarake më efiçente dhe të forcojë pozicionin e saj në rajon.

Media shtetërore njoftoi se njëra nga njësitë do të mbikqyrë raketat strategjike, një tjetër forcat tokësore dhe njësia e tretë do të mbështesë trupat luftarake.

Presidenti Xi Jinping tha se tre njësitë e reja po krijohen për të realizuar ëndrrën e Kinës për t’u fuqizuar ushtarakisht.

Kina ka mosmarëveshje territoriale me një numër vendesh aziatike, sidomos për Detin e Kinës Jugore, për të cilin Pekini pretendon se i përket thuajse i gjithi Kinës. Pekini thotë se fuqizimi ushtarak i vendit nuk përbën kërcënim për fqinjët.

 

Share This Article
1 Comment
  • DETI I KINES JUGORE, SIC E THOTE EDHE EMRI, ESHTE I KINES,

    NUK KA ME FUQI AMERIKA TE DIKTOJE LIGJ NE CDO CEP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *