James Rodriguez, me 200 km/h: Mendova se donin të më rrëmbenin!

Dita

Sulmuesi kolumbian i Real Madrid rrezikon t’i hiqet patenta, pasi me makinën e tij Audi R8 ka ecur me më shumë se 200km.orë në rrugë, teksa ishte duke shkuar në qendrën stërvitore të Valdebebas, ku zhvillon stërvitjen skuadra madrilene.

Por problemi është se teksa ishte duke ecur me këtë shpejtësi të lartë në rrugë i është shmangur edhe një postoblloku të policisë, që e ka ftuar të hapte krahun. Por Rodriguez nuk i ka respektuar rregullat e policisë, por ka vijuar rrugën teksa ecte në autostradën M-40.

Në këto momente, forcat e policisë kanë folur në radio me forcat e sigurisë së Real Madrid, duke i referuar ngjarjen. Edhe pse e kanë ndjekur nga pas sulmuesin deri në stërvitje, forcat e sigurisë së skuadrës nuk e kanë lejuar policinë madrilene të hyjnë në qendrën sportive.

Kolumbiani ishte i vetëm në makinë dhe tani rrezikon dënime të ashpra, nga një gjobë e majme deri në tërheqjen e patentës, ashtu si dhe ka ndodhur me shokun e skuadrës Karim Benzema.

“Mendova se donin të më rrëmbenin. Nuk i njoha që ishin dy makina policie,” – ishin fjalët e thëna nga kolumbiani, kur u morr në pyetje nga policia.

JAMES

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *